Beja merr në dorëzim 6 dekretet e Topit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka dorëzuar Komisionit parlamentar të Ligjeve të gjashtë dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Sipas burimeve zyrtare pranë Kuvendit, mësohet se të gjashtë dekretet me emrat e Guxim Zenelajt, Arjana Fullanit, Majlinda Andreas, Evelina Qirjakos, Aleksandër Muskajt dhe Andi Çelikut janë kaluar menjëherë nga kryeparlamentarja Topalli drejt komisionit përkatës. Ditën e hënë Komisioni parlamentar i Ligjeve mund të diskutojë për dekretet e paraqitura. Mbi bazën e Rregullores së re të Kuvendit, Komisioni parlamentar i Ligjeve duhet të japë mendim brenda tri javëve në lidhje me 6 emrat e paraqitur. Gjithashtu komisionit i lind e drejta dhe të hetojë mbi emrat e paraqitur mbi meritën e secilit pretendent për anëtar të Gjykatës së Lartë.