Viti 1940, anglezët plane për përhapjen e sëmundjeve bakteriale
Invazioni italian drejt Ballkanit më 7 prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikën e Jashtme Britanike në drejtim të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera rreth saj.
Auron Tare
Raportet e fundit të dërguara nga Legata Angleze në Shqipëri tregojnë se ushtria shqiptare bëri një rezistencë vetëm në Durrës kur një numër ushtarakësh humbën jetën në përpjekje me italianët. Interesant është raporti i atasheut ushtarak të Marinës Britanike me qendër në Rome i cili raporton se dëshmitarët i kanë konfirmuar se “italianët kanë humbur rreth 400 vetë gjatë zbarkimit në Portin e Durrësit”. Eshtë kjo një shifër e ekzagjeruar apo jo akoma nuk e dimë pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnë humbjen e vetëm 12 ushtarakëve gjatë zbarkimit në Durrës. Gjithsesi, ky raport nuk ka përse të mos merret parasysh kur shikojmë se atasheu ushtarak i Marinës Britanike kishte ardhur vetë në Durrës për të mbledhur informacion menjëherë pas zbarkimit të ushtrisë italiane. Ndoshta arkivat e Shërbimit Sekret Italian do të hedhin një dritë më të qartë mbi rezistencën e vërtetë që u bë në Durrës më 7 prill të 1939.
Eshtë e kuptueshme se në kushtet e një Gjermanie shumë të rëndësishme në planin ushtarak, askush në Evropë nuk do të donte të shkonte në luftë me aleatin e saj Italinë fashiste vetëm për të mbrojtur çështjen e një vendi të vogël dhe të parëndësishëm si Shqipëria në atë periudhë. Megjithëse shtypi evropian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parë këtij lajmi pakkush kërkoi që Qeveria Britanike të ndërhynte ndaj këtij pushtimi.
Qeveria Britanike nuk dëshironte në asnjë mënyrë të provokonte ndjenja antibritanike nga italianet, të cilët nëpërmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj një konflikti të mundshëm britaniko-gjerman. Britanikët kërkonin me çdo kusht të ruanin kontrollin e Kanalit të Suezit si dhe rrugëve të saj në kolonitë e Lindjes së Mesme dhe një konflikt me Musolinin do t’i kërcënonte seriozisht këto pika strategjike pasi Italia kontrollonte në një mënyrë apo një tjetër rrugët detare të Lindjes. Për këtë arsye Qeveria Britanike kishte dhënë urdhër specifik të gjitha agjencive të saj përfshirë edhe Shërbimet Sekrete se në asnjë mënyrë nuk duhej të planifikohej ndonjë ndërhyrje anti-italiane në rajonin e Ballkanit. Ndërsa Greqia ishte jashtë planeve pushtuese të Italisë, britanikët nuk kishin asnjë arsye për të dëmtuar neutralitetin e premtuar nga italianët. Sipas dokumentacionit të “Foreign Office”, letrave private dhe dëshmive të botuara nga një numër personash të përfshirë në ngjarjet e pragluftës së Dytë Botërore, kuptohet qartë se politika britanike për Ballkanin ishte ajo e ruajtjes së një neutraliteti sa më të qëndrueshëm për të mbajtur larg çdo interesi gjerman në këtë rajon si dhe mundësia e krijimit të një fronti Ballkanik, i cili do t’i qëndronte invazionit të mundshëm gjerman. Fakti që anglezët nuk protestuan mbi pushtimin e Musolinit në Shqipëri në Prillin e 1939 tregon qartë se “Foreign Office” i kishte mbetur besnik kësaj politike.
Interesimi serioz i Shërbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipërisë e ka fillesën e saj rreth qershorit të 1940 kur Franca kapitulloi përpara armëve gjermane. Për të kuptuar interesimin e befasishëm të SIS për Shqipërinë në radhë të parë duhet kuptuar politika britanike në Ballkan dhe në veçanti në Jugosllavi dhe Greqi...
Pasojat e ndryshimit
të politikës
Megjithatë sipas dokumenteve të kohës politika sekrete e Churchillit ishte për “futjen e Jugosllavisë me çdo mënyrë në teatrin ushtarak” (A K (PRO HS5/166)....
“Foreign Office” ndërmjet ambasadorit Cambell udhëzonte qeverinë jugosllave për të ruajtur me sa mundeshin neutralitetin me italianët, tashmë fqinjët e rinj në Ballkan. Ndërkohë SOE kërkonte me çdo kusht që Jugosllavia të krijonte kushtet për një sulm ndaj shpinës italiane në Shqipëri.
Se çfarë mendonin oficerët e SOE mbi rolin e vendeve ballkanike shikohet mjaft qartë në një prej dokumenteve të drejtuar qendrës në Londër. Nga ky dokument duket qartë së vendet ballkanike e në veçanti Jugosllavia dhe Greqia shikoheshin si një pjesë e lojës së politikës sekrete të Ministrisë së Ekonomisë së Luftës për të provokuar një konflikt ruso–gjerman.
Dokument PRO HS5/938, Raporti i D/H2 nga Beogradi 2. gusht. 1940
“SOE në Beograd beson se është e qartë që vendet ballkanike nuk duhet të kenë interesa të veçanta por interesi i tyre duhet t’i nënshtrohet interesit të qeverisë së madhërisë së tij për të provokuar një konflikt midis USSR dhe Gjermanisë”.
Gjatë kësaj periudhe MIR (MIR dega ushtarake e sabotimeve), nën udhëheqjen e Sir John Shea kishte studiuar në mënyrë të gjerë kapacitetet ushtarake jugosllave, si dhe mundësinë e rezistencës ndaj një sulmi italian. Ndërkohë SIS kishte një rrjet kontaktesh shumë të mira në shtabin jugosllav, ushtrinë, forcat ajrore, si dhe përdorte për qëllime spiunazhi konsullatat në Zagreb, Split, Dubrovnik, Lubjanë, Shkup.
Kontaktet në nivele shumë të larta në fakt inspironin jo vetëm një lloj besimi në influencën britanike të qeverisë së Regjentit Paul, por në fakt shërbimet angleze po mendonin edhe për pozicionin e influencës angleze edhe pas lufte. Në një memo sekrete të dërguar nga George Taylor, zëv/drejtori i SO/2, (SOE) në raportin e tij PRO HS57912 shkruan se, “kontaktet e vendosura do ta vendosnin Britaninë në një pozicion shumë të favorshëm në qeveritë e pas luftës”. Ky raport i shkruar nga një funksionar i rëndësishëm i shërbimit sekret tregon qartë se britanikët kishin mundur të angazhonin në favor të tyre një pjesë të mirë të shoqërisë politike jugosllave”.
Ndërkohë sektori D po përgatiste planet mbi një luftë eventuale në Ballkan duke përpunuar edhe një sërë metodash jo konvencionale, të cilat do të implementoheshin nga rrjeti i agjenteve sekrete të saj. Deri në çfarë ekstremesh sektori D ishte i gatshëm të shkonte mund të kemi një ide nga një pasazh i shkurtër i memorandumit top sekret të nëntorit 1940, me titull “Funksionimi dhe Organizimi i Sektorit D”.
“Helmimi i burimeve të ujit, si dhe përhapja e baktereve si mënyrë sabotazhi nuk rekomandohet, por përhapja e sëmundjeve te bagëtitë, drithërat, patatet inkurajohet dhe natyrisht çdo mënyrë sabotazhi ndaj stacioneve elektrike, rrjetit të komunikimit si dhe qendrave të prodhimit” PROHS5/935.