Berisha drejt Francës për Sarkozinë
Kryeministri Sali Berisha u nis dje për një vizitë tre-ditore në Francë me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Nikolas Sarkozi.
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bën të ditur se, Kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Parisit për Mesdheun, ku do të mbajë një fjalim duke e vënë theksin në rëndësinë e Unionit të Mesdheut, i cili synon forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut dhe vendeve anëtare të BE-së. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të 45 vendeve të Mesdheut dhe Evropës. Në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, Berisha do të nënshkruajë një Memorandum me Përfaqësuesin e lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, për pjesëmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në misionin paqeruajtës të BE-së, “EUFOR”, në Republikën e Çadit.