E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja në komision:Shqiptarët janë të dashuruar pas universiteteve

Shqiptarët janë të dashuruar pas universiteteve. Ky fakt ka bërë që arsimi professional në vend të mbetet në hije edhe pse qeveria aktuale, i ka dhënë atij një prioritet të madh duke rritur investimet. 40% shi i synuar për frekuentim në këta rsimim të mesëm, nuk është arritur sipas Ministrit të Arsimit pasi, të rinjtë shqiptarë duan vetëm universitetet. Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka raportuar në komisionin e edukimit, për buxhetin e 2009-ës në arsim. Mes prioerieteve të tjera, Beja ka deklaruar se në vitin e ardhshëm ,qe veria do të përmbushë remtimin për dyfishimin e pagave të arsimtarëve. Sipas Ministrit Fatos Beja, buxheti për arsimin në vitin e ardhshëm do të jetë 41 miliard e 169 milion lek, nga 36,9 miliard që ai ka qenë në 2008. Nga këto, 3.2 miliard investime do të shkojnë në arsimin bazë, 912 milion lekë në arsimin e mesëm, 1.8 miliard investime do të shkojnë për arsimin e lartë dhe 330 milion lekë do të jetë fondi për kërkimin shkencor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›