E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni artificial i kthyer në pellg uji

Liqeni artificial në kryeqytet ka përfunduar në një pellg të madh ujërash. Muaj pas muaji e vit pas viti, sipërfaqja e tij është tkurrur, duke lënë shumë lard brigjet e tij të dikurshëm, për të mbetur një grusht i vogël në zemrën e tij të dikurshme. Dikur ky vendi jepte zonës gjallëri,ndërsa sot pamja e tharë e liqenit, përhap trishim tek kalimtarët dhe pushuesit. Madje këta të fundit thonë, se parku nuk është më mikpritës si dikur, pasi përvec bukurisë, zona ka humbur edhe pastërtinë. Akoma është i paqartë fati i këtij liqeni, i cili është bërë tashmë edhe pjesë e një projekti të madh që bashkia ka për gjithë parkun kombëtar. Gjithësesi neglizhenca e autoriteteve ndaj tij ëhstë absolute, pasi prej vitesh nga liqenit dhjetra lavazhe sigurojë furnizimin me ujë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›