E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, probleme me ujin e pijshëm.

Tirana ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm. Analizat e mujait shtator kanë evdientuar 5 pika kryesore në rrjet me ndotje mikrobiologjike. Sipas institutit të shëndetit public, monitorimet kanë nxjerrë se, zonat që kanë probleme serioze me ndotjen janë: rruga e elbasanit, bulevardi zogu parë, ali demi, zona e komunës së parisit dhe rruga e kavajës. Sipas specialsitëve të ishp-së, një ndër arsyet që kanë shkaktuar këtë situatë me ujin e pijshëm në tiranë janë rreshjet e dendura në shtator dhe mungesa e ujit gjatë 24-orëve në rrjet. Nisur nga kjo situatë ishp- ka rekomanduar që të rritet niveli I klorit në ujë, për të parandaluar sëmundjet. Raportohet se aktukalisht klori në ujë është I pranishëm me 08,09 deri 1 miligram për litër. Analizat e shtatorit për pikat e ndotura në kryeqytet, janë kundërshtuar nga drejtoria e ujësjellësit tiranë, cka ka detyruar specialistët e ishp të dërmarrin vetë një fushatë monitorimi në rrjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›