Hapen për herë të parë masterat në Shqipëri
Hapen për herë të parë në universitetet shqiptare studimet e nivelit të dytë sipas procesit të bolonjës. Studentët aplikantë, kanë pasur mundësinë të nisin studimet për diplomën e nivelit të dytë që plotëson cilin 3+2. Autoritetet më të larta në vend tregojnë se këto studime janë çelur në të gjitha degët facultative. Dekani I histori- filologjisë shezai rrokaj, deklaron se përvec diplomës së nivelit të dytë, janë hapur për herë të parë edhe masterat e mësuesisë. Plotësimi I këtij kuadri studimor, sipas professor rrokaj, do të kërkojë edhe pedagogë vizitorë nga universitetet e huaja. Por, sipas dekanit të filologjikut, qeveria duhet të marrë masa për rishikimin e pagës ndaj tyre, pasi ligji actual I vlërson ata me vlerën prej 1 mijë lek të reja për orë. Së shpejti në universitetet shqiptare do të celen edhe masterat. Procedurat e konkurrimit për to do të happen menjeherë pasi qeveria të miratojë programet e reja të dërguara nga ministria e arsimit. Universitetet janë njoftuar se programet e masterave mund të mbërrijnë Brenda këtij dhjetë ditëshi.