Porto Romano hiqet nga harta e zonave me rrezikshmëri të lartë ndotje
DURRËS- Porto Romano është fshirë sot nga harta e zonave me rrezikshmëri të lartë ndotje. Bashkëfinancimi i qeverisë së Holandës dhe Shqipërisë si dhe mbështetja financiare e Bankës Botërore kanë bërë të mundur pastrimin e zonës me nivelin më të lartë të ndotjes në vendin tonë dhe me një rrezikshmëri të lartë edhe në rajon.
Në ceremoninë e përfundimit të punimeve sot në mesditë, kryeministri i vendit Sali Berisha tha se, " kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për banorët e Porto Romanos, por për të gjithë qytetarët e Durrësit"
"Substancat që janë larguar nga Porto Romano kanë një ndikim toksik shumë të rrezikshëm", theksoi kryeministri Berisha, i cili falënderoi qeverinë e Holandës dhe Bankën Botërore, që dhanë mbështetjen e tyre për rehabilitimin e zonës më të rrezikshme në shkallë vendi.
Kreu i qeverisë tha se "siguria e standardeve të punës dhe izolimi në një sipërfaqe prej 14 mijë metra katrorë i mbetjeve toksike i kanë dhënë fund rrezikut që i kanosej banorëve të zonës".
"Porto Romano është zona e pestë e rrezikshme që pastrohet plotësisht gjatë viteve të fundit", tha kryeministri Berisha.
Në ceremoninë e përurimit përshëndeti edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili u kërkoi banorëve të zonës dhe bashkisë së Durrësit që ta trajtojnë si një mjedis shlodhjeje dhe pushimi parkun e krijuar në ish-fabrikën e pesticideve të Durrësit.
Rehabilitimi i plotë i zonës së Porto Romanos, 7 km larg Durrësit dhe përfundimi i punimeve civile për depozitimin e mbetjeve kimike kap shifrën prej mbi 2.2 milion euro.
(m.a/ata/BalkanWeb)