E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, 23 vatra zjarri të izoluara brenda një muaji

SARANDË- Në harkun kohor të një muaji në Sarandë jane regjistruar 23 vatra zjarri. Kjo shifer është bërë publike nga drejtuesit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri në Sarandë. Sipas tyre, ky sherbim ka arritur të lokalizojë 23 vatra zjarri gjatë muajit qershor. Rasti më flagrant është shënuar para pak ditësh në fshatin Kostar, ku flaket jo vetëm që kanë djegur 70 rrenjë ullinj e përshkuan qindra te tjere, por u bënë kërcënuese edhe për manastirin qindravjeçar të Shën Marisë.

Një tjetër zjarr kërcënoi seriozisht kopshtin e fëmijëve që Motrat Marcelina kanë ngritur në një zonë periferike të Sarandës. Efektivat zjarrfikes evidentojnë edhe zjarrin e rënë në fshatin Nivice, 10 km larg nga Saranda, i cili dogji rreth 100 fidanë ulliri, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrëfikëses shmangu një situatë edhe më të rëndë.

Në kushtet e rritjes se temperaturave e së bashku me to edhe rezikut të zjarrit, shefi i stacionit zjarrfikes në Sarandë, Rakip Muzhai, drejton apelin ndaj institucioneve të ndryshme, për njësitë e shitjes apo dhe ato të shërbimit turistik, të marrin masa për sigurimin e mjeteve parandaluese të zjarrit, si kusht i parë dhe element i rëndësishëm për përballimin dhe fikjen e zjarrit qysh në momentet e para të renies.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›