Bejonse i dhuron vetes pushime në Francë
Ylli i muzikës, Bejonse Knolis, po planifikon të bëjë një pushim të gjatë me rastin e festave të fundvitit, pas gjithë impenjimeve që nuk e lënë të marrë frymë. Në këtë mënyrë, pushimet do të ishin ushqim si për trupin ashtu edhe për Dëshira e saj është të vizitojë Mesdheun. “Po marr pushim për fundin e dhjetorit dhe javën e parë të janarit. Dua të udhëtoj, dua të shkoj në jug të Francës”, - ka thënë këngëtarja. “Dua të relaksohem dhe ndoshta të bëj shëtitje me anije, të qëndroj larg kamerave. Atje do të ndihem sikur jam në botën time, sikur jam e mbrojtur nga çdo gjë. E gjithë kjo, falë oqeanit pa fund. Është e vetmja kohë kur vërtet mund të relaksohem, pasi pastaj nuk kam justifikim. Duhet të kujdesem për veten dhe të ha ushqim të mirë... Nuk mund ta shmang këtë të fundit”, - ka shtuar Bejonse.
Kruiz dështon të luajë rolin e Plakut të Vitit të Ri
Tentativa e aktorit Tom Kruiz ka dështuar për të luajtur rolin e Plakut të Vitit të Ri për tre fëmijët e tij, pasi ata e kuptuan menjëherë se ai që fshihej mbrapa kostumit tradicional dhe mjekrrës së bardhë ishte babai i tyre. Aktori kishte siguruar një veshje të Plakut të Vitit të ri për të argëtuar fëmijët e tij të adoptuar, Isabelën 16-vjeçare, Konorin 14-vjeçar dhe vajzën biologjike Suri 2-vjeçare. “Eca nëpër oborrin me borë dhe akull në drejtim të shtëpisë. Trokita në derë dhe Keit po e mbante Surin në duar. Thashë: Ho ho ho! Tung Suri! Tung bela Konor. Por Suri nuk u mashtrua. Ajo më shikoi dhe tha “Jo babi, jo””, - ka thënë aktori për revistën “People”.
26 Dhjetor 2008