E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, zonat e Tiranës që do të gjelbërohen me pemë dekorative



Bashkia e Tiranës ka përcaktuar të gjitha zonat që do të gjelbërohen me pemë dekorative. Janë rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si rrap, bli aromatik, gështenja, manjolia e shkurre dekorative, që do të mbillen në bulevardet kryesore të qytetit, gjatë periudhës dhjetor 2008 – janar 2009.
Aktualisht, pemët janë mbjellë në bulevardet kryesore të kryeqytetit. Kështu, rreth 150 pemë të llojit rrap janë mbjellë përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark; 100 pemë përgjatë bulevardit “Bajram Curri”, si dhe në disa akse të tjera të rëndësishme të qytetit, si rruga “Qemal Stafa” me 238 rrape, rruga e “Barrikadave” me 148 gështenja. Pemë të tjera janë mbjellë në zonën e Laprakës dhe në rrethinat e saj. Muaji i gjelbërimit po vijon me mbjelljen e 220 pemëve dekorative të llojit rrap përgjatë segmentit rrugor nga Lapraka deri te Kthesa e Kamzës.
Pemët dekorative që janë mbjellë dhe do të vazhdojnë të mbillen janë të llojeve të ndryshme, si rrape, bli aromatik, gështenja, manjolia, shkurre dekorative etj. Muaji dhjetor, i cilësuar edhe si muaji i mbjelljes së pemëve, është një traditë tashmë e konsoliduar prej disa vitesh në qytetin e Tiranës e që vijon edhe këtë vit, duke sjellë një rritje dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në Tiranë.

26 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›