UNMIK: “Në Kosovë nuk vepron asnjë strukturë paralele serbe”
Një strukturë paralele tentoi dje të regjistronte popullsinë në veri të Kosovës
Kritikave të mediave kosovare për ekzistencën e institucioneve paralele serbe në vend u është përgjigjur UNMIKU. “Institucionet e financuara nga Beogradi zyrtar në brendësi të territorit të Kosovës nuk mund të konsiderohen apo të deklarohen publikisht si institucione paralele në Kosovë”, - thuhet në qarqet e larta të Kombeve të Bashkuara. “Pakkush në misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK) guxon ta interpretojë këtë ndryshe në publik, përveç përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Lamberto Zanier”. Sipas të njëjtit burim, për personelin e mbetur të UNMIK-ut, deri në ekzistencën e këtij misioni në Kosovë, strukturat e të cilit në më pak se një vit më parë, gjatë maratonës së negociatave për statusin e Kosovës, alarmuan Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse në OKB me një raport të detajuar të pranisë administrative të Serbisë në Kosovë. Në dokument numërohen mëse 300 institucione paralele, të cilat i ka mbledhur shërbimi i inteligjencës së UNMIK-ut në mbarë territorin e Kosovës. Ky institucion dje u shpreh se nuk ka struktura paralele serbe në Kosovë. Kurse nga terreni informacionet se strukturat paralele serbe kanë filluar të veprojnë në territorin kosovar sa vijnë e shtohen. Vetëm një ditë më parë, një strukturë e pagëzuar si më sipër tentoi të regjistronte popullsinë në veri të Kosovës. Për këtë fenomen para dy ditësh reagoi edhe qeveria kosovare. Kryeministri Thaçi garantoi se nuk do të ketë më struktura paralele dhe jolegjitime dhe se njerëz të tillë do të përballen me ligjin. “Do të ketë integrim të komunitetit serb gjithashtu në shoqëri dhe në institucionet kosovare dhe ky është një kontribut i madh që po ndodh në këtë fundviti”, - u shpreh Thaçi. Kryeministri i Kosovës u shpreh se, “nuk do të bisedojë kurrë me strukturat paralele serbe, por vetëm “me të gjithë njerëzit legjitimë, kurrsesi me njerëzit që shkelin ligjin dhe ata do të kenë ballafaqim me ligjin”.
Kosovë, letërnjoftimi pa pagesë edhe për dy vitet në vazhdim
Pajisja e çdo qytetari kosovar me letërnjoftim për herë të parë do të jetë i liruar nga pagesa e çdo tarife. Ministria e Punëve të Brendshme rikonfirmoi se pajisja me letërnjoftim për herën e parë do të vazhdojë të jetë pa pagesë edhe gjatë viteve 2009 dhe 2010. Sipas Nenit 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 19/2008 - MPB për procedurat e aplikimit për letërnjoftim, si dhe sipas Nenit 9 paragrafi 2 të këtij Udhëzimi administrativ, ndërrimi i Letërnjoftimit të UNMIK-ut në Letërnjoftim të Republikës së Kosovës bëhet pa pagesë. Por duhet theksuar se çdo qytetar i Kosovës është i detyruar të aplikojë dhe të pajiset me letërnjoftim. Ministria e Punëve të Brendshme informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët nuk kanë urgjenca të pajisjes me dokumente personale, se gjatë periudhës prej 25 dhjetorit të vitit 2008 deri më 20 janar të vitit 2009, prioritet do t'u jepet atyre që kanë më tepër nevojë për t’u pajisur me dokumente civile për shkak të kohës së kufizuar që kanë në dispozicion.
Bogdanoviç: “Gjykatësit serbë nuk do të zbatojnë ligjet kosovare”
Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se me planin e Kombeve të Bashkuara është parashikuar që gjykatësit serbë në Kosovë të mos gjykojnë në bazë të ligjeve kosovare, por në bazë të atyre që janë miratuar deri më 1989-n dhe rregulloreve të UNMIK-ut. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Bogdanoviç është shprehur se gjykatësit në Mitrovicë dhe në pjesët e tjera të banuara me serbë do t’i emërojë përfaqësuesi i UNMIK-ut, me pajtimin e Beogradit. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me misionin europian për sundimin e ligjit EULEX, por ka kundërshtuar një bashkëpunim të tillë edhe me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë. “Piter Feith për ne është absolutisht i papranueshëm, sepse zyra e tij është e ndërtuar me Kushtetutën e Kosovës dhe pakon “Ahtisari”. Bashkëpunimi ynë me të është i papranueshëm, posaçërisht pas retorikës që vjen nga zyra e tij”, - ka thënë mes të tjerash Goran Bogdanoviç.
26 Dhjetor 2008