E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: “Argëtohem më shumë në Spanjë”

Ylli brazilian i Real Madrid, Kaka, deklaroi se argëtohet në fushë më shumë në Spanjë se sa në Itali, pasi futbolli spanjoll është më i hapur dhe teknikisht më i pasur. Kaka shpjegoi se ka luajtur gjatë shtatë muajve të fundit me probleme të ndryshme, që i kushtuan atij të qëndronte larg fushave për 42 ditë. Ëndrra në sirtar e Kakasë është luajë finalen e Ligës së Kampioneve në “Bernabeu” në maj të vitit 2010. Top-klubet spanjolle janë duke ndjekur yllin e ri 18-vjeçar Serxhio Kanales, i cili aktualisht luan me Real Santander. Real Madrid, Barcelona, Sevilja apo dhe Atletiko Madrid dëshirojnë të rekrutojnë “djaloshin me fytyrë engjëlli”. Sipas gazetave spanjolle “Marca” dhe “As”, “mbretërorët” e Realit janë një hap më përpara. Reali është gati të kryejë transferimin, por me kushtin që ta huazojë për një vit te Santanderi për të fituar më shumë përvojë.

Mesi synon golin e 100-të

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, “Topi i artë 2009”, mund të shënojë të mërkurën në Kupën e Mbretit, golin e tij të 100-të në Spanjë. Statistika është përmendur në të gjithë shtypin sportiv katalanas. Mesi, aktualisht në kuotën e 99 golave, do të luajë në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou” kundër Sevlijas. Kampionët e botës duhet të fitojnë për të përmbysur dizavantazhin 1-2 të ndeshjes së parë e të kualifikohen në çerekfinale.

Kazijas, portieri më i mirë 2009

Iker Kazijas është përzgjedhur si portieri më i mirë në botë për vitin 2009 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në futboll. Portieri i Real Madrid la pas Xhanluixhi Bufon të Juventusit. Vendi i tretë i takoi brazilianit të Interit, Julio Cesar, i ndjekur nga holandezi Van der Sar (Mançester Junaitid), çeku Cech (Çelsi) dhe Victor Valdes (Barcelona).

Turqia kërkon Xhovani Trapatonin

Turqia nuk heq dorë nga Xhovani Trapatonin. Shtypi turk pohoi se për trajnerin italian është gati një kontratë 2.5-vjeçare dhe 3 milionë euro. Pas lamtumirës së Fatih Terim, Turqia është në kërkim të një trajneri të ri, duke parë edhe dështimin në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010. Marko Tardelli, zëvendësi i Trapatonit, te Kombëtarja e Irlandës, tha se Trap pohoi se nuk ishte e vërtetë.

13 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›