Bejtja: "Papergjegjshmeria per krizen rrit borxhin"
Partia Socialiste vlereson se papergjegjshmeria per krizen ekonomike rrit borxhin publike. Permes nje deklarate per shtyp, deputeti socialist Ilir Bejtja, denoncoi sic tha ai, situaten e papergjegjshmerise se plote te qeverise shqiptare, ndaj thellimit te rende te krizes ekonomike, duke e injoruar ate dhe efektet e saj, si dhe duke trumbetuar "dite te lumtura" per shqiptaret. Sipas tij, eshte kjo nje situate qe ka filluar qe heret pa filluar fushata zgjedhore e ketij viti, per te vazhduar akoma me tej gjate saj me fushaten e inaugurimeve te genjeshterta dhe shkaterruese per ekonomine shqiptare. "Borxhi qe qeveria iu ka investitoreve vendas dhe te huaj, per kete grope te zeze te hapur, i ka kaluar mundesite e shlyerjes se ekonomise sone dhe jeta jone do vazhdoje te behet me e veshtire", vleresoi Bejtja.