E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mafia qe vjedh e merr jete, vete Berisha

Partia me e madhe e opozites njoftoi dje zhvillimin e protestes se radhes ne qytetin e Beratit. Permes nje komunikimi me mediat, deputetja e ketij qarkut, Ermonela Felaj, deklaroi se do te vazhdojne protesten e tyre qytetare duke vendosur ne fokus te vemendjes se te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te socialisteve, krizen e rende ekonomike, institucionale dhe ligjore qe po kalon vendi yne. "Si deputete e Qarkut te Beratit, u drejtohem te gjithe qytetareve te thjeshte dhe te ndershem te ketij qarku, qe neser me 15 dhjetor, ne vijim te protestes se bashkeqytetareve tane durrsake, edhe ne te bashkohemi ne nje tjeter proteste, ne ate qe kerkon t'i tregoje kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij se ora e largimit te tyre ka ardhur nese nuk u japin zgjidhje kerkesave tona", ftoi Felaj. Ajo komentoi edhe zhvillimin e Kuvendit te Partise Demokratike, duke vleresuar se orkestruesi i tij i vetem dhe i perjetshem Sali Berisha, po tregon sukseset e kesaj qeverie nderkohe qe nuk guxon t'i jape pergjigje asnje prej kerkesave te popullit opozitar. "Ka ardhur koha qe Sali Berisha te pranoje se mafia qe vjedh, qe rrenon jete, eshte ai vete dhe cka perfaqeson. Ne kete gje e percmojme dhe nje zeri i themi "ik"!", u shpreh zyrtarja socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›