E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ble 40 mijë euro Ansi AgollinAgolli, një lojtar titullar me përfaqësuesen, është aktivizuar si i huazuar në 27 ndeshje (4 gola) këtë sezon me Tiranën, duke qenë futbollisti i dytë me më shumë minuta në këmbë: 2418. “Kampion” është mbrojt

Ansi Agolli (26 vjeç) është përfundimisht lojtar i Tiranës. Presidenti Refik Halili pagoi 40 mijë euro për të blerë kartonin e mesfushorit nga klubi finlandez VPS, apo Vaasan Pallsouera, siç është emri zyrtar i skuadrës..

Agolli, i transferuar në Finlandë, pas përvojës në Zvicër me Neuschatel Xamax (2005-2006, 29 ndeshje, 3 gola) e Luzern (2006-2007, 8 ndeshje),  ka luajtur në sezonet 2007 dhe 2008 me VPS, duke u aktivizuar në 31 ndeshje e shënuar 1 gol.

Agolli, një lojtar titullar me përfaqësuesen, është aktivizuar si i huazuar në 27 ndeshje (4 gola) këtë sezon me Tiranën, duke qenë futbollisti i dytë me më shumë minuta në këmbë: 2418. “Kampion” është mbrojtësi kroat Toni Pezo me 2430 minuta.

Ansi ka luajtur në Shqipëri i huazuar edhe te Apolonia (2002-2003, 12 ndeshje 1 gol), ndërkohë që me Tiranën në total ka zhvilluar 64 ndeshje, duke shënuar 8 gola.

Mesfushori bashkohet sot me grupin e Tiranës dhe të mërkurën do të jetë në dispozicion të trajnerit Agustin Kola për finalen e Kupës së Shqipërisë kunder Flamurtarit në “Niko Dovana” të Durrësit.

E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›