E Diel, 1 Nëntor 2026

Besmir Bega, golashënuesi i mbijetesës 23-vjeçari ka shënuar dy gola me vlerën e gjashtë pikëve, pikërisht ndaj dy rivalëve për mbijetesë: kundër Elbasanit në fitoren 0-1 në “Ruzhdi Bizhuta” dhe Apolonisë në fitoren 2-1 në “Qemal Stafa”

Partizani, tri javë përpara përfundimit të sezonit ndodhet në vendin e 8-të me 33 pikë, dy më shumë se Elbasani e Lushnja (nga 31 pikë), duke qenë shumë afër mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Një futbollist i ri, madje i krijuar jashtë shkollës së kuqe, ka pjesën e tij në ecurinë pozitive të Partizanit. Ky është Besmir Bega, i ardhur me huazim nga Tirana në merkaton e janarit, por me parë edhe me një eksperiencë amerikane me Drake Bulldogs.
 
23-vjeçari ka shënuar dy gola me vlerën e gjashtë pikëve, pikërisht ndaj dy rivalëve për mbijetesë: kundër Elbasanit në fitoren 0-1 në “Ruzhdi Bizhuta” dhe Apolonisë në fitoren 2-1 në “Qemal Stafa”.

Partizani do të përballet të shtunën me Flamurtarin në Vlorë, pret Elbasanin në Tiranë dhe mbyll kampionatin në Lushnjë.

E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›