Bejzade, “arusha” shënon hat-trick. Shkumbini fiton 1-0

Elbasani regjistroi fitoren e tretë rresht, por protagonisti absolut i takimit ishte Skerdi Bejzade, i cili shënoi hat-trik në takimin me Skënderbeun (3-0), që pësoi humbjen e tretë në pesë javët e para. Skuadra e Alimehmetit, pas dy javëve të para të zbehta (një barazim me Vllazninë dhe një humbje të hidhur me Kastriotin) gjeti forcë të shpërthejë dhe të shfaqet midis ekipeve pretedente. Traversa e minutave të para e kosovarit Armand Mehmetajt paralajmëroi furtunën verdheblu në takimin me korcarët, por portieri i Skënderbeut, Esfrat Billa u bë heroi i minutave të para të takimit. Pas disa vizitave të rrepta në zonën e Skënderbeut, erdhi edhe momenti i golit. Ilir Nallbani harkoi në zonë, Fjodor Xhafa gjuan fuqishëm, grushtoi Billa, por Skerdi Bejzade, i ndodhur aty pranë realizoi golin e parë për Elbasanin në minutën e 10-të. Dyshja Nallbani-Bejzade prodhoi edhe golin e dytë në "Ruzhdi Bizhuta" në minutën e 18-të. Nallbani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë dhe Skerdi Bejzade kërceu fuqishëm duke ekzekutuar me kokë. Goli i tretë sezonal i Bejzades me fanellën e Elbasanit. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Elbasani gjeti kohë të shënojë edhe golin e tretë, kur Bejzade realizoi nga pika e penalltisë: një tripletë e "arushës verdheblu". Fjodor Xhafa e fut në zonë, portieri Billa e ndaloi në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari Jemini nuk hezitoi të akordonte 11-metërsh. Pjesa tjetwr e ndeshjes pati pak histori.
SHKUMBINI – Skuadra peqinase arriti fitoren e dytë në kampionat ndaj Kastriotit (1-0), dhe këtë sigurisht në shtëpi, kur në transfertë ka pësuar 3 humbje, e fundit me Vllazninë. Golin e vetëm për formacionin e Gugash Maganit e realizoi Klevis Dalipi në limitin e pjesës së parë. Shkumbini u ngjit në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Kastrioti me humbjen e katërt mbetet në atë 3 pikëve, të mara me Elbasanin.
Kategoria Superiore
Java V
E premte, 28 shtator
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besëlidhja-Vllaznia 2-2
E shtunë, 29 shtator
Elbasani-Skënderbeu 3-0
Shkumbini-Kastrioti 1-0
Partizani-Teuta (Guce) 19:00
E diel, 30 shtator
Besa-Tirana (Velcani)
RENDITJA: Dinamo 12 pikë, Partizani 12, Besa* 10, Elbasani 10 Flamurtari 9, Shkumbini 6, Vllaznia 5, Skënderbeu 4, Besëlidhja 4, Teuta 3, Tirana* 3, Kastrioti 3. * Një ndeshje më pak.