Dori - Ndreka mundin Dallku-Curin në derbin e shqiptarëve

Sfida Krivbas-Vorskla Poltava, e konsideruar ndryshe edhe si derbi i shqiptareve, për shkak se në të dy ekipet militojnë shtatë lojtarë shqiptarë: 4 te Krivbasi dhe 3 te Vosrkla, u mbyll me fitoren e thellë 3-0 të Krivbasit.
Isli Hidi, Henri Ndreka dhe Dorian Bylykbashi e nisën takimin nga minuta e parë për Krivbasin, ndërkohë që Ervin Bulku u fut në pjesën e dytë. Për Vorkslën në formacionin startues ishin Armend Dallku dhe Debatik Curri, ndërsa kosovari Ahmed Jonuzi nuk ishte as në bankinë.
Golin e parë e shënoi Kribvasi në minutën e 3-të, me anë të Sashko Vasili brenda zonës së vogël. Në minutat 30 dhe 34 vijnë edhe dy gola të tjerë për Krivbasin, ku shënojnë respektivisht Opra Anatoli dhe Liskicni Vitalnij, të cilët nuk falin në afërsi të portës së mbrojtur nga Sergei Dollkanickij i Vorsklës.
Fantazisti Dorian Bylykbashi, i cili në këtë takim ishte i ndjekur nga Kovacic, ndihmësi i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric, e nisi shumë mirë takimin, kur sulmoi portën kundërshtare në minutën e 2-të, 14-të dhe 54-t dhe u zëvëndësua në minutën e 84-t. Një sfidë e ashpër, pasi vetëm në pjesën e parë u dhanë gjashtë kartona të verdhë.