Bekam: Jam vetëm futbollist
23/01/2005 Gjatë këtyre ditëve është folur gjithmonë e më shumë, për të ardhmen e kapitenit të Kombëtares angleze, Devid Bekam, te Real Madrid. Gazeta e përditshme spanjolle “Marca”, në një numër të saj ka shkruar se, anglezi bashkë me Ouen dhe Udgeit, do të largohen në fund të sezonit, nga skuadra madrilene.
- E ardhmja e Bekam larg Madridit?
- Kam dëgjuar të flitet shumë në media për largimin tim. Nuk është e vërtetë që do të shitem në fund të sezonit. Kam biseduar me Arrigo Sakin dhe më ka thënë që duhet të respektoj deri në fund kontratën. Më vjen keq, sepse këto lajme krijojnë shumë shqetësime në brendësi të skuadrës.
- Pse disa ditë më parë, ktheheni vullnetarisht në Madrid?
- Mançester Junajtid është skuadra, me të cilën jam rritur dhe sigurisht, që nuk i kam harruar kohët, kur luaja në Angli. Te Real Madrid ndihem shumë mirë. Është ambienti i duhur për të fituar, por nëse një ditë do largohem, do të më pëlqente të rikthehesha te Mançester. Mendoj se, mund ta gjej gjuhën e përbashkët me trajnerin Sir Aleks Ferguson, të cilit i jam shumë mirënjohës, sepse ka qenë mësuesi im më i mirë. Ajo që ka ndodhur në fund, mendoj se ishte kalimtare, por u interpretua keq.
- Kur Saki erdhi në Madrid, kishit shumë dyshime për teknikun italian. Po tani si mendoni?
- Në fillim flitej se, Saki do të ishte trajneri i ardhshëm i skuadrës. Nuk mund ta kuptoja se si mund të kishte dy funksione në skuadër. Më pas, në pankinën e Real Madrid, edhe Vanderlei Luksemburgo, një trajner që është duke demonstruar më të mirën dhe kam biseduar personalisht me Sakin. Është një çështje e mbyllur.
- Te Mançester Junajtid ishit “galaktik”, ndërsa në Madrid tifozët nuk ju konsiderojnë të tillë. Si mendon?
- Mançester Junajtid dhe Real Madrid janë dy situata shumë të ndryshme për mua. Te Mançester isha unë, ai që duhet të ndërtoja lojën, ndërsa në Madrid kam një rol tjetër. Këtu ka shumë futbollistë të mëdhenj, që kanë fituar trofe të rëndësishëm në të shkuarën dhe është normale që nuk bie shpeshherë në evidencë, por personalisht asnjëherë nuk më ka pëlqyer të konsiderohem si galaktik. Për mua, e rëndësishme është të luaj në një skuadër me kampionë.
- Barcelona është favoritja kryesore, për fitimin e kampionatit. Mendon se Real Madrid do të arrijë të përmbysë katalanasit?
- Deri në fund të vitit 2004, kanë qenë padyshim, skuadra më e mirë e kampionatit, por tani ata janë duke kaluar një periudhë jo shumë entuziaste, ndërkohë që ne jemi duke dhënë më të mirën. Ndoshta skuadra e Rajkard është duke paguar fillimin e bujshëm të kampionatit. Duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë, situatën e Barcelonës.
- Në fund të shkurtit vjen Liga e Kampioneve dhe Real Madrid duhet të impenjohet për të sfiduar Juventusin. Një sfidë e denjë për finale?
-Bardhezinjtë janë një skuadër e madhe. Kryesojnë prej kohësh në kampionatin italian dhe kanë treguar se mund të shkojnë shumë larg, edhe në Ligën e Kampioneve. Është pikërisht, një ndeshje e denjë për finalen. Duhet të paraqitemi në formën më të mirë, sepse me Juventusin, nuk mund të bësh kurrë llogari.