E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si të blesh makinë me kredi

22/01/2005  Kreditë e makinave

Ja ofertat e pesë bankave që kanë lidhur kontrata me distributorët e makinave

Për të blerë një makinë të re, nuk duhet të kesh një valixhe me para me vete. Jo se makina nuk kushton një thes me para, por distributorët e markave më të njohura të makinave, kanë rënë në ujdi me bankat dhe, janë të gatshme të ofrojnë një makinë të re me kredi, sipas qejfit, por dhe mundësisë që ka klienti i tyre. Bankat e kan ë përkrahur këtë iniciativë të distributorëve, duke përfshirë në listën e shërbimeve të tyre, kredinë për makina. Pothuajse çdo distributor ka bankën e vet me të cilën bashkëpunon dhe drejton klientët e vet për t’u marrë vesh për kredinë. Banka vë në dispozion paratë, por nga ana tjetër, fillon një studim të hollësishëm të financave të klientit dhe, pasi bindet se ai ka mundësi financiare të përballojë kredinë, jep paratë për blerjen e makinës. Distributorët, tashmë janë të gatshëm të shesin dhe sipas kushtit dikush kërkon parapagim 30 për qind të vlerës, dikush 40, por ka dhe pika shitje që pranojnë të shesin vetëm me kredi. Kështu, paralelisht me dëshirën për të blerë një makinë, është mirë të dish dhe si lëvizin interesat e kredive, shuma maksimale apo dhe kushtet e kreditimit për makina, në bankat më të njohura. Aktualisht, tregu bankar ofron kredi për makina deri në 30 mijë euro, por, ndërkohë personi që do të marrë shuma të tilla, duhet të ketë garanci të forta bankare ose të ardhura të larta mujore. Interesat e kredisë për makina variojnë nga 5.5 për qind deri në 15 për qind nga një bankë në tjetrën, në varësi dhe të kushteve të kredisë. Një nga kriteret e kredisë është dhe kohëzgjatja që varion nga një bankë në tjetrën, por nuk e kalon kufirin e katër vjetëshit. Ndërkaq tregu i makinave në Shqipëri, nuk është i përmbledhur vetëm te distributorët e makinave të reja. Pothuasje në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, ekzistojnë tregjet e makinave, të cilat shesin makina të përdorura. Por duke iu referuar paketës fiskale të këtij viti, që parashikon taksa të rënda për importin e makinës, sidomos makinave me vjetërsi mbi 5 vjet, mund të thuhet se interesi për makina të reja është rritur shumë. Shqipëria nuk karakterizohet për një fuqi blerëse të lartë për makinë dhe pronarët e distributorëve kanë qenë të detyruar të marrin në konsideratë shitjen me këste, për të bërë të mundur shtimin e klientëve të tyre. Pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara njohin praktikën e shitjes së makinave me kredi dhe, interesat për të blerë një makinë janë mjaft të favorshme e stimuluese. Ndërkohë bankat, edhe pse të gatshme për këtë shërbim, nuk janë në gjendje të japin kredi me interesa të përballueshme nga të gjithë konsumatorët, duke bërë që vlera e makinës, duke i shtuar interesat të rritet edhe më shumë.

Çfarë makinash ofron tregu shqiptar

Në momentin që vendos të blesh një makinë, mund të drejtohesh në tregun e makinave të përdorura ose në distributorët e makinave të reja. Janë rreth 7 pika distributorësh të markave më të njohura, që shesin makina në kryeqytet, por dhe në disa rrethe të vendit. Emra të njohur si “Volksvagen”, BMV, “Pexho”, “Reno” apo “Honda”, janë prezent në Shqipëri dhe kanë pikat e tyre të shitjes. Nga ana tjetër, të gjtha këto makina mund t’i gjesh në tregjet e përdorura, të cilat janë më shumë në afërsi të porteve ose në periferi të kryeqytetit. Megjithatë kohët e fundit në kryeqytet ka filluar mania e ngritjes së tregjeve të vogla të makinave nëpër lagje. Kushdo që do të blejë një makinë, mund të zgjedhë pikat e shitjes së makinave të reja, duke patur dhe opsionin e kredisë. Përgjithësisht, me distributorët e makinave të reja punohet duke paguar një pjesë të makinës dhe pjesën tjetër e paguan banka, duke të lënë kohë deri katër vjet për të shlyer kredinë. Por jo më pak vlerë ka tregu i makinave të përdorura. Madje, nga statistikat rezulton se ky vazhdon të mbetet tregu më i frekuentuar nga konsumatorët, të cilët kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Në këtë treg je i detyruar të paguash në dorë vlerën e makinës, e cila varion nga shifra të ulëta 2.5 milionë lekë, deri në 15 apo 20 milionë lekë. Ajo që i ndan dy tregjet është dhe fakti që, lekët duhen paguar të gjitha në dorë.

Credins

Interesi vjetor

Dollar 8.5%

Euro 15%

Shuma kredisë 5–20 mijë euro

Afati i kredisë 1-3 vjet

Përqindja e kreditimit 65% të ardhurave neto

Kushti të ardhurave mujore 30% të ardhurave

Banka Kombëtare Tregtare

Interesi vjetor

Dollar 5.5%

Euro 6.5%

Shuma kredisë 30 mijë dollarë

Afati i kredisë 1–4 vjet

Përqindja e kreditimit 65% të ardhurave neto

Kushti të ardhurave mujore 45% të ardhurave

Pro Credit Bank

Interesi vjetor

Dollar 15%

Euro 16%

Shuma kredisë 10 mijë euro

Afati i kredisë 1–3 vjet

Përqindja e kreditimit 200%--------- ardhurave neto

Kushti të ardhurave mujore 10 mijë lekë frymë

Banka Tregtare Ndërkombëtare

Interesi vjetor

Dollar 9%

Euro 9%

Shuma kredisë 25 mijë dollarë

Afati i kredisë 1–4 vjet

Përqindja e kreditimit 70% ardhurave neto

Kushti të ardhurave mujore 3 herë më të larta se kësti

Banka e Bashkuar e Shqipërisë

Interesi vjetor

Dollar 7.5%

Euro 7.5%

Shuma maksimale 25 mijë dollarë

Afati i kredisë 1–4 vjet

Përqindja kreditimit 70% ardhurave neto

Kushti të ardhurave mujore 600 dollarë familje

Taksat që do të paguajnë makinat në shtet

1.2 milionë – 6 milionë

Taksën e çdoganimit

220 mijë lekë - 280 mijë lekë

Taksa e importit

24 mijë lekë

Taksa e regjistrimit

70 mijë lekë

Taksa e qarkullimit

87 mijë lekë

Siguracioni

12 mijë lekë

Kolaudimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›