Bekam: Nuk heqim dorë nga titulli
09/04/2005 Devid Bekam ka theksuar edhe njëherë se Reali nuk është dorëzuar në luftën për titull. Takimi i nesërm i “galaktikëve”, me Barcelonën mund të jetë vendimtar për trofeun e Primera Division. “Mendoj se kemi ende mundësi (për të kapur Barcleonën) dhe duhet të besojmë se kemi ende shanse deri në fund të sezonit”- deklaroi Bekam për marca.com. “Donim që të ishim në këtë takim, sa më afër të ishte e mundur dhe besoj se e arritëm këtë gjë, pasi javën e kaluar ne fituam dhe ata barazuan. Por, edhe nëse ne fitojmë në “Bernabeu”, ata janë përsëri gjashtë pikë përpara, kur mbeten edhe shtatë ndeshje. Do të jetë shumë e vështirë, por nëse ne fitojmë, ata do të jenë edhe më tepër nën tension. Por ata formojnë një skuadër shumë të mirë dhe gjithçka mund të ndodhë këtu”- përfundoi kapiteni i Kombëtares angleze.