E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo: Do t`i shënoj Barçës!

09/04/2005  Sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, nuk duket aspak i shqetësuar, nga forma jo e mirë e treguar në javën e fundit dhe është shprehur i sigurt se do të arrijë të realizojë në takimin kundër Barcelonës. “Jam personi i parë që dua të shënoj gola. Fakti është se unë kam realizuar gjithmonë kundër Barcelonës dhe pavarësisht se gjërat nuk po ecin në rrugën e duhur, unë do të vazhdoj të shënojë”- ka deklaruar “fenomeni”. “Gjithsesi, nuk jam aspak i shqetësuar për faktin se nuk po arrij të shënoj. Ka shumë gjëra të tjera në jetë që më shqetësojnë më tepër. Ky është vetëm një sport. Kur topi kalon vijën, prek rrjetën dhe kur kjo ndodh, atëherë zhduket i gjithë presioni. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt”. Ronaldo ka realizuar vetëm një gol në 11-të ndeshjet e fundit, por pavarësisht nga kjo, vendi i tij në formacion është i sigurt. Tashmë do të vendoset, nëse përkrah tij do të jetë Ouen, Raul apo Figo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›