Milani, “i gjymtuar” ndaj Breshia

09/04/2005 Ançeloti nuk do të ketë në dispozicion gati gjysmën e formacionit bazë, për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve
Pas fitores së mrekullueshme në derbin e Ligës së Kampioneve, Milani e ka kthyer vëmendjen nga kampionati, ku përballë do të jetë Breshia. Trajneri Ançeloti është i shqetësuar, sepse ndryshe nga derbi, kundër “dallëndyshkave” nuk do të mund të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Midis dëmtimeve e skualifikimeve, trajneri kuqezi do të ketë jo pak probleme për të formuar skuadrën titullare që do të përballet me Breshian. Stam e Kaka do të mungojnë për skualifikim, ndërkohë që Nesta e Kaladze mund të mungojnë për shkak të dëmtimeve të pësuar kundër Interit. Në këtë mënyrë, ndeshja e sotme kthehet në një tjetër finale për Milanin, gjë që e pranon edhe trajneri Ançeloti: “Nuk kemi shumë kohë për të rekuperuar, ndaj do të jetë një ndeshje shumë delikate. Do të zëvendësolj Stamin e Kakanë, pastaj do të shoh si janë të tjerët, pa bërë asnjë llogari për ndeshjen e së martës, kundër Interit”. Në fitoren kundër Interit u kthyen edhe dy pika shumë të rëndësishme, si Shevçenko e Nesta, por ky i fundit është dëmtuar përsëri, megjithëse sot mund të jetë në fushë. “Nesta ishte mirë dje, por të shohim para ndeshjes. Nëse do të jetë mirë, do të luajë. Ndërsa për Inzagin është akoma shpejt, por do të fillojë stërvitjen me ngarkesë të plotë duke filluar nga e hëna”, vazhdon Ançeloti, i cili ka akoma disa dyshime në lidhje me mbrojtjen: “Jam i shqetësuar për Kaladzen, i cili ka pësuar një goditje në këmbë. Në rast se gjeorgjiani do të mungojë, mund të luajë Pankaro, ose Serxhinjo”. Ndërkaq, është e paevitueshme të flitet edhe për Ligën e Kampioneve dhe përballjen e me Interin: “Është e vështirë mos të mendosh për këtë ndeshje, por duhet të mendojmë në radhë të parë për Breshian, pasi duam të fitojmë titullin dhe nuk mund të lëshojmë asnjë pikë”. Por më pas, Ançeloti analizon edhe një herë ndeshjen e së mërkurës së kaluar: “Sulmi luajti keq pjesën e parë, por reagoi mirë më pas dhe lëvizëm shumë më mirë. Kishte raste kur sulmuesit niseshin para kohe, ndërkohë që aksioni nuk kishte filluar akoma”. Duke folur për sulmin, të martën e ardhshme përballë do të jetë edhe Adriano: “Nuk ndryshon asgjë, megjithëse është një sulmuesë madhështor. Besoj se do të luajë vetëm nëse do të jetë mirë: vështirë se Interi do të rrezikojë”, përfundon Ançeloti.