E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam: “Ronaldo mos shko te Reali!”

Devid Bekam e këshilloi Kristiano Ronaldon të mos ndiqte hapat e tij e të shkonte te Reali i Madridit, duke i dhënë si referencë shembullin e tij. Ylli anglez u transferua nga Mancester Junaitid te Reali i Madridit në vitin 2003. Gjigantët spanjollë janë duke u përpjekur të joshin portugezin 23-vjecar, edhe pse trajneri i Mancesterit, Sër Aleks Ferguson, i ka paralajmëruar drejtuesit e Realit për të hequr dorë nga Kristiano. "Unë besoj se ai (Ronaldo) është në klubin e duhur, dhe duhet të qëndrojë atje. Ai ka vetëm tre vjet atje dhe ka shumë njerëz që do ta mbrojnë atë", - tha Bekam për BBC-në. Mesfushori i Los Anxheles Galaksi shtoi: "Reali është një ekip i madh dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, ai sapo ka filluar te Junaitid". Ronaldo, i cili shënoi 42 gola për formacionin e tij, fitoi Ligën e Kampioneve dhe Premier Ligën sezonin e kaluar, tha se do të qartësojë të ardhmen brenda disa ditëve. Trajneri i Mancester Junaitid, Aleks Ferguson, u shpreh i bindur se Ronaldo, 23 vjec, do të vazhdojë të luajë për ekipin e tij. "Unë kam i bindur për këtë. Kam shumë besim. Kjo është e njëjta lojë që Reali luan gjithmonë. Në të kaluarën këtë e bënë me Bekamin, dhe këtë po bëjnë me Ronaldon. Të njëjtën gjë bënë edhe me trajnerin tim të fitnesit verën e kaluar kur e morën nga ne, dhe kështu kanë për bërë gjithmonë. Në dëshirojmë që Kristiano Ronaldo të rijë me ne për një kohë të gjatë. Ai ka një kontratë fantasitike dhe për më tepër ai është lojtari më i mirë në botë",- tha tekniku që fitoi në Moskë, Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›