Mediat britanike: “Ançeloti, trajneri i Çelsit”

Karlo Anceloti është vetëm një hap larg të qenit trajneri i ri i Celsit. Sipas "Sky Sports News", bosi i Milanit ka arritur një paramarrëveshje me përfaqësuesit e Roman Abramovicit për një lëvizje të shpehtë në "Stamford Bridge". Celsi është pa trajner, qysh kur izraleti Avram Grant u shkarkua dy javë më parë, menjëherë pas finales së humbur në Ligën e Kampioneve, kundër Mancesterit. Anceloti dhe Abramovic u takuan dy ditë më parë në Paris në hotelin "Four Seasons" pranë Kullës Eifel, teksa dhe teknikut iu propozua një kontratë katërvjecare dhe një rrogë prej 7.2 milionë euro në sezon, ndërsa do të ketë në dispozicion 100 milionë euro për të investuar menjëherë në merkato, ku destinacioni kryesor është Kaka. Ndihmësi i Ancelotit do të jetë Xhanfranko Zola, një ish-legjendë e Celsit. Administratori i Milanit, Adriano Galiani, pranoi faktin se Karlo Anceloti ishte në Paris, por sipas tij, ishte për biznes.