Bekam rikthehet te Milan të hënën

David Beckham do te bashkohet me Milanin diten e hene, por mesfushori anglez flet sikur te ishte prej nje jete pjese e skuadres kuqezi. Sipas futbollistit, skuadra e Leonardos i ka te gjitha mundesite te kape Interin dhe te fitoje titullin kampion ne Serine A. Po ashtu, Beckham eshte shprehur se Milani mund te shkoje larg edhe ne Ligen e Kampioneve.
“E kam ndjekur skuadren dhe mund te them se loja e saj ka qene
gjithmone ne ngritje. Milani ka futbolliste, te cilet jane unik ne
lojen e tyre dhe mund te zgjidhin cdo ndeshje. Jam i bindur se i ka te
gjitha mundesite per te fituar ndaj Interit ne garen per titullin
kampion, por edhe te shkoje larg ne Ligen e Kampioneve”, eshte shprehur
Beckham.
Futbollisti anglez e mbylli sezonin e fundit ne
kampionatin amerikan me Los Angeles Galaxy, nderkohe qe preferoi te
rikthehej perseri te Milani, ne menyre qe te binde trajnerin e
kombetares se Anglise, Fabio Kapelo ta grumbulloje ate me skuadren qe
do te luaje ne Boterorin 2010. “Sigurisht, qe duhet te luaje me
vazhdimesi te Milani dhe me pas te besoj se trajneri do te me marre ne
Boteror. Ende nuk eshet e sigurte, nese une do te jem mes 23
futbollisteve qe do te shkojne ne Afriken e Jugut”, ka perfunduar
mesfushori anglez.
Nertan Prifti
< I mëparshmi