Milan-Bekham, sot zyrtarizohet akordi
E premtja mund të jetë dita deçizive për të ardhmen e Devid Bekham te Milani. Sipas mediave italiane, klubi kuqezi dhe amerikanët e LA Galaksi janë fare pranë arritjes së marrëveshjes për mesfushorin anglez. Me qëndrimin në Serinë A, lojtari shpreson që të fitojë një fanellë në përfaqësuesen e "Tre Luanëve" të Kapelos, në fazën finale të Botërorit 2010. Për të qëndruar te Milani, Bekham do të pranojë reduktimin e pagës me 50 për qind.