F1 përjashton motorin unik
Kanë fituar konstruktorët. Formula 1 arkivon paketën e Moslit: nuk do të ketë motor unik, standard. Kursimet e detyruara nga kriza financiare ndërkombëtare, përveç qëllimit të mirë, do të mund të minimizohen në një mënyrë tjetër: në 2009-ën do të zgjatet jeta e motorëve, nga dy në katër gara, duke reduktuar testet nga 30 në 10 mijë kilometra. Për 2010-ën do të ratifikohet sot në Paris një tjetër seri rregullash nga Këshilli Botëror i Automobilizmit, ndërsa në vitin 2011 do të garohet me një motor që do të kushtojë shumë më pak në krahasim me parametrat e Formula 1. Skuadrat kliente do të mund të shpenzojnë vetëm 5 milionë euro për blerje.