Bekham-Milan? Shndërrohet në barsoletë
"The Guardian" publikon në sajtin e saj imazhe të shumta, që vënë në lojë tratativat mes Milanit e Devid Bekham. "Spice boy" është pjesë e shumë fotomontazheve, në të cilat shikohet si një "shef" që bën poza seksi, duke ngrënë një pjatë "spaghetti". Gazeta angleze i referohet edhe një ankete në internet, ku lexuesit tallen me zgjedhjen italiane të "Becks". Në disa fotomontazhe të tjera shihet si një padrino i tipit "Don Vito Corleone", apo si Adami në gjykimin universal të Mikelangelos, ku nuk mungon edhe Ançeloti. Anglezët nuk e kanë lënë jashtë humorit të tyre therës këtë lëvizje të fundit të ish-yllit të Mançester Junajted.