E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i Madridit dhe Shuster tani ndjejnë thikën në plagë

Synimi për të fituar Evropën, fillon të bëhet gjithë e më i komplikuar për Bernd Shuster, teknikun e Realit të Madridit. Humbja ndaj Juventusit në "Bernabeu", i ul akoma dhe më shumë pikë gjermanit.

Shansi i fundit - Në fakt, si lojtar, gjermani ka arritur në finalen e Kupës së Kampioneve 1986, me Barcelonën e Terri Venejbëlls, kundër Steauas së Bukureshtit. Pas 0-0 brenda kohës së rregullt, formacioni rumun fitonte 2-0 nga pika e penalltive, por Shuster ishte zëvendësuar në pjesën e dytë dhe kishte ikur nga stadiumi, duke iu drejtuar menjëherë aeroportit. Kjo ishte tentativa e tij e fundit për të bërë të vetën të famshmen "Kupën me veshë".

Roma befasuese - Sezonin e kaluar ishte Roma, ajo që eliminonte madrilenët në 16-she e Champions League, me një rezultat 4-2 në total. Eliminimi dhe sfida e dyfishtë ishin një goditje e rëndë për Shusterin dhe për gjithë skuadrën e ambientuar të dominonte në Evropë. Por, kjo vlejti disi, pasi trajneri Iker Kasijas e Raul me shokë do të fitonin kampionatin spanjoll, pikërisht në sezonin e parë me gjermanin në pankinë.

Eksperienca e trishtueshme - Por këtë vit objektivi ishte i qartë: të fitojnë "El Décimo" (të dhjetën), siç etiketohet shpesh nga madrilenët trofeu i Champions. Presidenti Ramon Kalderon po përgatit fushatën për rizgjedhjen e tij në 2010, ndërsa kanë pranuar një program premiosh, që varet më së shumti nga Champions League. Gjatë kësaj kohe, Rud Van Nistelroi ka deklaruar: "Duhet të fitoj kupën për të kënaqur të gjitha ambiciet e mia".

Shpërthejnë polemikat

Goli i dytë i Del Pieros, nga goditja e dënimit, i favorizuar edhe nga një pozicionim i çuditshëm i barrierës, është shndërruar në një çështje në Spanjë. Trajneri Shuster është i sigurt: "Është një pozicion, që e kam sugjeruar unë, por nuk rezultoi i duhuri". Ndërsa portieri Iker Kasijas ia atribuon vetëm vetes fajin për golin e 2-0: "Faji im, e prisja gjuajtjen nga ana tjetër dhe e lashë shtyllën e djathtë të zbuluar". Tifozët ironizojnë me trajnerin: "Të thuash se Reali ishte ‘taktikisht fenomenal‘ është fjali për çmim Nobel". Ndërsa drejtori Predrak Mihatoviç miraton mendimin e tifozëve se, skuadra nuk po kalon një periudhë të mirë.

Finalja kundër Zeinitit - Humbja e gjashtë pikëve kundër Juventusit dhe me tre gola të Del Pieros, ka qenë vërtet një eksperiencë e shëmtuar për Shusterin, lojtarët dhe drejtuesit e tjerë. Për më tepër, Evropa përgatitet për një sfidë të madhe mes kampionëve të Spanjës dhe Zenit St. Peterburg, fituesit të Kupës UEFA, në ndeshjet e 7-a në grup. Do të mjaftojë të ulesh dhe të shijosh ndeshjen, por, për ta bërë këtë, duhet të paktën të mos ta kesh emrin Bernd Shuster.

Heinze

Mbrojtësi argjentinas ka zgjedhur të mos e fshehë mendimin e tij për humbjen e rëndë 0-2, që Reali pësoi të mërkurën ndaj Juventusit në Bernabeu: "Jemi në formë shumë të keqe, pasi nuk arrijmë t‘i përgatisim dhe t‘i luajmë ndeshjet ashtu siç duhet".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›