Rumenige: Italia, të ndërtojë stadiume të reja
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, mendon se italianët duhet të ndërtojnë stadiume të reja, në mënyrë që të mbajnë hapin e klubeve më të mëdha evropiane. "Stadiumet në Gjermani janë të bukur dhe shumë funksional. Mendoj se në Itali duhet të shpenzohet më pak në blerjen e futbollistëve dhe më shumë në përmirësimin e impianteve", tha ai për "Novantesimo.it". "Kjo është thjesht një këshillë për klubet e Serisë A, mendoj se ata duhet të punojnë më shumë për të zgjidhur këtë problem. Përpara pak ditëve, Fiorentina luajti në Mynih dhe drejtuesit mund të shihnin atmosferën dhe shërbimet e shumta që ofrohen në ‘Alianz Arena‘". Stadiumet janë një prej problemeve madhore në futbollin italian. Mungesa e impianteve moderne ndikon drejtpërdrejtë në siguri, madje në shumë raste ato të shndërrohen në "arena dhune" ndërmjet tifozerive.