"Doktor" Rosi, sërish me Ferrarin
Përpara se të fitonte titullin e tetë kampion në garat me motor, Valentino Rosi kishte thënë: "Dhurata që dua për fitoren e Botërorit? Do më pëlqente të ngisja përsëri Ferrarin, makinën e përdorur në Formula 1". Në Maranelo janë të gatshëm t‘ia plotësojnë dëshirën yllit të dy rrotave: më 20 dhe 21 nëntor, ai do të ketë në dispozicion njëvendëshen "kokëkuqe", në pistën e Muxhelos. Për Rosin, ky është një rikthim në timonin e Ferrarit pas afro 3 viteve.