E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskerano kërkon Agueron në Angli

Mesfushori i Liverpulit, Havier Maskerano, këshillon bashkëkombësin e tij, Serxho Aguero, që të transferohet në Premiershipin anglez. Talenti 20-vjeçar duket i lumtur tek Atletiko e Madridit, por Maskerano mendon se në ishull, ai mund të bëjë hopin cilësor. "Mendoj se aktivizimi me një klub të madh anglez do ta ndihmonte Agueron që të përmirësohej", tha ish-lojtari i Uest Hemit. "Momentalisht, Leo Mesi është një hap përpara tij, por ‘Kun‘ mbetet një lojtar fantastik. Është teknik, i fortë fizikisht dhe e njeh mirë portën". Për shërbimet e Agueros, në Angli janë të interesuara Mançester Siti dhe Liverpuli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›