Bekham te Milani: Ekip i pabesueshëm
Devid Bekham u ul në pistën e aeroportit privat të Malpensës në 10:10, me një vonesë prej 10 minutash. Nga "Falcon 200", i vënë në dispozicion nga Silvio Berluskoni, zbret bashkë me gruan, Viktoria Adams, dhe stafin e tij. E presin drejtori organizativ i Milanit, Umberto Gandini, dhe njerëzit e eskortës. Ylli i Los Anxhelos Galaksi, i veshur me një këmishë të bardhë, u ul në sediljen e krahut të majtë të një "Audi".
Klinika dhe hoteli
Makina largohet mes fotografësh, gazetarësh e kameramanësh dhe djaloshi ende shumë simpatik, Devid, buzëqesh dhe përshëndet me dorë. Viktoria është e fshehur mirë në një "Audi" tjetër. Rrugët e tyre ndahen: Bekham dërgohet në "Apiano Xhentile", në mbretërinë e Interit, por me destinacion "Clinica Le Betulle" për vizitat tradicionale mjekësore. Ndërsa Viktoria merr udhën drejt Milanos: qendra historike, epiqendra e modës. Në rrugën "Gesù", hotel "Four Season", do të mirëpresë pikërisht çiftin e famshëm. Ata do të duhet të paguajnë 7900 euro në natë për të qëndruar aty. Mes turmës është edhe një baba, që mban në qafë fëmijën e tij 3-vjeçar, i cili kishte veshur bluzën e kombëtares së Anglisë. Janë anglezë: patriotë. Pastaj të gjithë marrin rrugën drejt "Apianos", dy hapa larg Murinjos. Shumë më larg nga Milanelo, ku Karlo Ançeloti përgatit ndeshjen Milan-Udinez me ato që i kanë mbetur në dispozicion.
Vizitat
Biçikletë, kardiofrekuencimetër dhe të tjera: Bekham qëndron në klinikën e "Apiano"-s deri në 12:30. Ekzaminimet kanë ecur mirë për anglezin, që ka lënë i buzëqeshur klinikën në bordin e një makine. Së bashku me të, ishte edhe drejtori sanitar i Milanit, Armando Gozzini. Pastaj edhe Devid i drejtohet hotelit dhe pas drekës me Adriano Galianin në restorantin e Milanit ka dhënë dhe një konferencë për shtyp në orën 19.00. Aventura e vogël italiane e futbollistit të madh anglez tashmë ka nisur.
"Jam i eksituar"
"Jam i lumtur për pritjen dhe shumë i eksituar për fillimin e kësaj aventure", kanë qenë fjalët e para të Bekhamit të thëna nga ai në pistën e Malpensës. "Dua të stërvitem fort, të jem pjesë e skuadrës dhe të ndihmoj Milanin. Kam luajtur në klubin më të madh të Anglisë (Mançester Junajtid), në klubin më të madh të Spanjës (Real Madrid) dhe tashmë jam në klubin më të madh të Italisë. Te Milani ka vërtet shumë kampionë të mëdhenj, është një skuadër e jashtëzakonshme".
Galiani
"Devid Bekham do të qëndrojë te Milani deri më 9 mars. Ndeshja e fundit është Milan-Atalanta, e programuar më 8 mars. Kushedi... Jo, nuk dua t‘i krijoj iluzione askujt. Shpresojmë që Bekham të lërë një shenjë të pashlyeshme, kështu që vitin e ardhshëm mund ta përsërisim eksperiencën, ndoshta edhe për më shumë", do të nënvizonte dje, menjëherë pas drekës me yllin anglez, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani.