E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Unë nuk duhet të luftoj

"Është e qartë se kjo ndeshje do të jetë një luftë. Por ai që di të kontrollojë topin si unë, nuk është nevojshme të luftojë, pasi për të luftojnë të tjerët". Këto fjalë janë thënë për "Bild" nga sulmuesi 33-vjeçar shqiptar i Erzgebirge Aue, Skerdilajd Curri, i cili prononcohet në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme të skuadrës së tij sot kundër Ajntraht Braunshvajg. Kavajasi po kalon një formë shumë të mirë. Futbollisti më shtatshkurtër i Ligës 3 gjermane (1.66) është i kënaqur. "Për të ardhur deri këtu kam kaluar një kalvar me probleme, shtoi ai. Kjo më ka nervozuar". Menjëherë nuk munguan as komplimentet për të. Trajneri Heiko Veber nuk i kursen elozhet për "xhuxhin": "Skerdilajdi është një mrekulli për çdo trajner. Ai do të vazhdojë të luajë në pozicionin e preferuar, pas sulmuesit të parë, ku edhe jep më të mirën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›