E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hyka, teknika nuk të ndihmon gjithmonë"

Jahmir Hyka, talenti shqiptar i Maincit, vazhdon ta vuajë mosaktivizimin në Bundesligën 2 gjermane. Pas një fillimi të mirë dhe premtues në këtë skuadër, ku nuk mungonin edhe komplimentet e shumta në drejtim të tij, prej më se dy muajsh mesfushori i ri shqiptar e ka harruar fushën e lojës dhe në drejtim të tij kanë filluar kritikat. Kjo nuk ka të bëjë me formën e tij, aq sa ka të bëjë me mënyrën e tij të lojës. I shquar si një lojtar me të dhëna shumë të mira teknike, ai ka përfunduar jashtë preferencave të trajnerit të Mainzit. Por tashmë janë edhe analistët ata që e kryqëzojnë. Analisti i së përditshmes gjermane "Allgemaine Zeitung", Jens Grützner do të shkruante dje: "Jahmir Hyka duhet të mësojë se vetëm teknika e lartë nuk të çon shumë larg në Bundesliga 2. Ai është një kandidat për t‘u larguar në formë huazimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›