E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Bala, provë te Paris Saint Germain

www.albania-sport.com - Bekim Bala (19 vjeç, 15 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet) do të testohet në Francë te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain. Lajmi është bëri i ditur nga klubi shkodran. Në fakt, më përpara u fol për një provë të sulmuesit të Vllaznisë në Holandë, te Ajaksi, por me sa duket pista franceze është më e shpejtë në realizim. Paris Saint Germain është një klub i njohur në Shqipëri, pasi për fanellën e tij kanë luajtur në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana. Bala është zbulimi i këtij sezoni te Vllaznia, për të cilën në total ka luajtur 31 ndeshje nga edicioni 2007-2008, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, ndërkohë që sulmuesi i ri (183 cm) është lojtar i rregullt me ekipet kombëtare të moshave, U-17, U-19 dhe U-21.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›