Bekim Bala, talenti “interist” i Vllaznisë
Sulmuesi 19-vjeçar i kuqebluve fitoi trofeun “Talenti i sezonit”
Sulmuesi i Vllaznisë, 19-vjeçari Bekim Bala, fitoi trofeun “Talenti i sezonit”, edicioni i dytë i tij, i organizuar nga shoqata sportive “Sporti na bashkon” me mbështetjen e kompanisë “Sportiva”, që ka të drejtën ekskluzive të artikujve “Nike”.
Bala, në fakt, konsiderohet nga të gjithë si zbulimi i sezonit që porsa u mbyll me triumfin e Dinamos me titullin kampion dhe Besës me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia e tij mbeti jashtë Europës, por duke parë ecurinë e shkodranëve, të cilët në fillim të sezonit, madje rrezikuan edhe rrëzimin nga Superliga, 9 golat e Bekim Balës ishin shumë të rëndësishëm në mbijetesën e kuqebluve.
Bala, fituat trofeun “Talenti i sezonit” (2009-2010), trofeu i parë në karrierën tuaj futbollistike. Si ndiheni?
Jam shumë i lumtur, njëkohësisht dhe shumë i vlerësuar. Falënderoj të gjitha ata që më votuan. Ky çmim më rrit përgjegjësinë për të dhëën më shumë në të ardhmen. Njëherësh ndihem shumë i lumtur edhe për thirrjen në ekipin Kombëtar.
Jeni vetëm 19 vjeç dhe keni fituar profilin e një lojtari me personalitet. Si e ka filluar Bekimi futbollin?
Lidhja ime me futbollin, si të gjithë fëmijët e tjerë ka filluar në moshë të vogël. Kam luajtur dy sezone me ekipin U-17 të Vllaznisë, ku në të dytin u shpallëm kampionë të Shqipërisë. Fillimisht ishte trajner Kujtim Shaba e më pas Elvis Plori, ky i fundit është tani trajneri i të rinjve (U-19) që u shpall këtë sezon kampion.
Si e bërë kapërximin Bala te skuadra e parë e Vllaznisë?
Pas vetëm një sezoni me të rinjtë, edhe pse isha 17 vjeç, ishte Edi Martini, atëherë drejtor teknik, ai që më rekomandoi në ekipin e parë. Në fakt, stërvitesha te ekipi i parë, por luaja më shumë ndeshje ekipin U-19, vetëm 3-4 ndeshje nga pak minuta kam luajtur me ekipin e parë në sezonin 2008-2009.
Në kampionatin që porsa u mbyll u shndërruat në një protagonist të rëndësishëm te Vllaznia, autor golash me peshë...
Dua ta theksoj se në fillimet e mia me ekipin e parë një ndihmë jo të vogël më ka dhënë trajneri Agim Canaj, duke më aktivizuar 5-10 minuta. Me Hasan Likën kam luajtur në ndeshjet e Ligës së Europës, fillimisht kundër Sligo Rovers në Shkodër, ndeshja ime e parë ndërkombëtarja e imja, e më pas kundër Rapidin e Vjenës.
Qëndruat thuajse në stol kur drejtonte Hasan Lika, por pasuesit i tij, Roland Luçin, iu dha mundësinë e artë.
Në fillim të sezonit nuk u aktivizova. Ardhja e profesor Luçit më krijoi mundësinë e aktivizimit. Luajta në ndeshjen e dytë të tij kundër Shkumbinit dhe shënova të dyja golat e fitores sonë (2-0). Pas këtij momenti isha një titullar i përhershëm.
Shënuat këtë sezon 17 gola; 9 në kampionat, 8 në Kupën e Shqipërisë, të fundit në finalen e humbur kundër Besës...
Atë gol do të doja të ndërroja me të gjithë golat që kisha shënuar, vetëm të fitonte Vllaznia trofeun e Kupës. Do të ishte një gjë e madhe po të fitonim, e për më tepër me golin tim.
Bala, ishit në Paris për një provë disa ditore te Paris Sën Zhermeni, klubi që fitoi edhe Kupën e Francës. Si kaloi testi atje?
Ishte një provë një javore. Besoj se u paraqita mirë dhe lashë përshtypje të mira. Të paktën ky ishte opinioni që në mënyrë jo direkte mësova aty. Tani të shohim si do të ecin gjërat.
Te PSG-ja kanë luajtur Lorik Cana dhe Edvin Murati, ua kujtuan këtë fakt?
Loriku ishte si idhull te Paris Sën Zhermeni. Edhe Edvin Muratin e njihnin të gjithë. Kur tifozët mësonin se isha nga Shqipëria, më thoshin: ‘Shqipëria? Lorik Cana”.
Klubi i radhës që është interesuar për ju është ai turk, Gençlerbirlixhi. A ka ndonjë zhvillim të ri?
Kam pasur kontaktet me menaxherët e Gençlerbirlixhi, të cilët ishin të pranishëm edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Në këtë skuadër sezonin e ardhshëm do të aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares sonë, Debatik Curri.
E shikoj si një mundësi më shumë.
Një tjetër futbollist i dalë nga Vllaznia, mesfushori Gilman Lika, luan në Turqi me Bolusporin e Kategorisë së Dytë. A i keni kërkuar ndonjë këshillë atij rreth futbollit turk?
Me Gilmanin kam kontakte të vazhdueshme. Më ka thënë që futbolli turk është më cilësor se në Shqipëri. Gjithsesi, kam edhe dy vite kontratë me Vllazninë.
Së fundi, edhe ftesa në ekipin Kombëtar për ndeshjet miqësore me Malin e Zi (25 maj) dhe Andorrën (2 qershor). Ndoshta shanset për të luajtur do të jenë të mëdha.
Të përfshihesh në Kombëtare është një kënaqësi e madhe. Është një ëndërr për çdo lojtar. Përsa i përket aktivizimit kjo varet nga trajneri.
Me Kombëtaret e moshave, U-17 dhe U-19 keni shënuar gola. E ëndërroni një gol të shpejtë edhe me Kombëtaren A?
Ndeshjen e parë e kam luajtur në Irlandë, kur isha vetëm 17 vjeç, nga ana tjetër kam shënua dhe dy gola kundër San Marinos me U-19 me trajner Ramadan Shehun.
Kë ka idhull Bekim Bala nga futbollistët e mëdhenj?
Zlatan Ibrahimoviçin e pëlqej shumë, por këtë sezon me Barcelonën, nuk ishte në kulmin e tij.
Po afron Kampionati Botëror, me kë është tifoz Bala?
Me Brazilin.
Po me klubet?
Me Interin. Nëse do të fitonte Ligën e Kampioneve për mua do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.
A e dini se te Intetri U-17 luan një sulmues shqiptar, Fabio Hoxha?
Po, e di. Ai ka luajtur edhe me Kombëtaren tonë U-17.
A ëndërroni që një ditë të luani me Interin?
Pse jo?
21 Maj 2010