1950, Uruguai i shkakton “infarkt” Brazilit
Cikli i botëroreve: “80 ditë rreth planetit të futbollit, 1930-2010”
Nga Skifter Këlliçi
Pjesa IV - Vazhdon rrëfimi i Martelinit, komentatorit të madh të televizionit italian për botërorët e futbollit. Për botërorin e vitit parë të vitit 1930, siç kam shkruar në pjesën e parë të këtij cikli, ai, vetëm 9 vjeçar, mësoi shumë ngjarje vetëm kur u rrit. Kurse për të dytin dhe të tretin udhërrëfyes u bë radiokronisti legjendar Nikolo Karozio, zëri i të cilit nga stadiumet e Italisë dhe Francës, më 1934 dhe 1938 solli jehonën e dy botërorëve të futbolli, bash me lavdinë e “axurrëve”, dy herë kampionë të botës.
“Studioja për t’u bërë diplomat,- vazhdoi tregimin e tij Martelini,duke vazhduar bisedën në Radio “Diemensione Suono” në Romë,- por në shpirt më vlonte dëshira për t’u bërë gazetar sportiv e mbi të gjitha radiokronist. Kështu braktisa diplomacinë dhe më 1946 komentova të parën ndeshje për RAIN, Bari-Napoli më 1946dhe u bëra kështu edhe koleg i Nikolo Karozios për të cilin kam folur disa herë gjatë bisedës sonë.
Por edhe Botërorin e 4-t,të zhvilluar në Brazil më 1950, e ndoqa nga Italia. E dalë e rraskapitur nga Lufta e Dytë Botërore, që pengoi zhvillimin e botërorëve të viteve 1942 dhe 1946, Italia ishte në gjendje shumë të vështirë ekonomike.
Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet që udhëtimin për në Brazil delegacioni italian e bën me anije,ashtu si Kolombi katërqind e kusur vjet të shkuara, kur zbulonte brigjet e një toke të re që do të quhej Amerikë nga italiani tjetër, Ameroko Vespuci. Me vete kishte Kupën e Botës, të cilën presidenti i Federatës italiane të Futbollit e kishte ruajtur në fshehtësinë më te madhe për të mos rënë në duart e nazistëve gjermanë.
“Stërvitjet,- më thoshte Martelini,- ‘axurrët’ i bënin në sheshin e anijes, para syve të habitur të turistëve që qeshnin kur topat e futbollit jo rrallë përfundonin në ujërat herë të qeta dhe herë të rrëmbyeshme të Atlantikut”.
E telendisur nga ky udhëtim aventuresk, është e kuptueshme që dy herë kampionët e botës kapitulluan pa kushte para suedezëve të freskët, që fituan 3-2. Dhe, ndonëse në ndeshjen e dytë e morën vetën,dhe ata fituan kundër Paraguait 2-0 në grupin e tretë,u mënjanuan nga vazhdimi i këtij botërori të palavdishëm par ta.
Por duhet pohuar se në dështimin përfaqësues italiane ndikoi edhe një arsye shumë e fortë:Më 5 maj 1949,pra një vit më parë,avioni më të cilin përfaqësuesja italiane po kthehej nga Portugalia,u përplas në kodrën e Supergës, pranë Torinos. Mbetën të vdekur tërë futbollistët, ndër të cilët Rigamonti, Kastiliano, Macola,(babai i Sandro Macolës,që do të bëhej i famshëm në vitet 60-70), Bacikalupo, Osola, Morozo, Monti dhe Balarini. Mund te kishte humbur jetën edhe komentatori i njohur, Nikolo Karozio, por ai në çastin e fundit nuk u nis së bashku me skuadrën nga Lisbona.
Më historinë e këtij botërori jam njohur më 1956, student 18-vjeçar i vitit të dytë të UT-së, kur fillova të lexoj gazetën “Sovjetski Sport”. Ashtu si në fund të viteve 30-dhe në fillimi të viteve 40-të vinte thuajse çdo ditë në Shqipëri “La Gaxeta dello Sport”, ashtu edhe kjo gazetë vinte dy herë në javë me avion nga Moska.
Në faqet e “Sovjetski Sportit” pata mësuar se ky botëror qe zhvilluar në periudhën e Luftës së ftohtë, kur 60 mijë ushtarë të Koresë së Veriut kishin kaluar paralelin 38 për t’u hedhur në Korenë e Jugut,se amerikanët nuk kishin qëndruar indiferentë por kishin zbarkuar atje me ushtri të drejtuar nga gjenerali Mek Artur, se Gjermania dhe Japonia nuk ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë botëror si shtete që shkaktuan Luftën e Dytë Botërore se për herë të parë në një kampionat botëror të futbollit denjonte të merrte pjesë Anglia,se për shkak të pasojave të rënda ekonomike edhe vende të tjera nuk merrnin pjesë në këtë botëror se numri i pjesëmarrësve arrinte vetëm 13 aq sa grupi i IV përbëhej vetëm nga Uruguai dhe ...Bolivia.
“Kur në Itali, si dhe në vende të tjera,-vazhdoi Martelini, -u mor vesh lajmi se amerikanët kishin mundur Anglinë 1-0, shumëkush pandehu se mos ndoshta kjo ishte shaka e 1 prillit, ndonëse botërori kishte nisur në qershor për të përfunduar nga mesi i korrikut të vitit 1950.”
Çuditë në këtë botëror priten nga Brazili,skuadër me të vërtetë magjike, e përbërë nga një “kostelacion futbollistësh jashtëtokësorë”, siç përcaktohet jo rrallë nga specialistët. Favoritë janë edhe uruguaianët, që më 1934 dhe 1938 kanë refuzuar të merrnin pjesë në botërorët e Italisë dhe Francës. Varela, Andade, Skiafino dhe futbollistë të tjerë të këtij vendi të vogël,vërtet nuk zotërojnë elegancën dhe teknikën e zhonglerëve brazilianë, por janë më racionalë, më të përmbajtur, më praktikë.
Suedezët shquhen për zbatimin me fantazi të sistemit “ËM”,duke luajtur me ritëm të habitshëm, të mbështetur në një përgatitje fizike, që u dha mundësi të mposhtnin “axurrët”.
Këto tri skuadra kaluan pa vështirësi ndeshjet në grupe, deri sa u ndodhën të parat në grupin final. Brazilit i mjaftonte vetëm një barazim me Uruguain që të fitonte Kupën e Botës.
Por 50 milionë brazilianë kërkonin fitore dhe vetëm fitore. Ata ndiqnin çdo ndeshje në shtëpi,kafene, parqe, rrugë,ku buçisnin fortafolësit, që kumtonin fitoret e bujshme të “sambas braziliane’’,të drejtuar nga trajneri Flavio Kosta. Para ndeshjes ishte krijuar një gjendje eufori edhe deliri. Drejtuesit e skuadrës uruguaianë së bashku me futbollistët u ndodhën para një “shoku”, madje pati nga ta që gjykonin se do te ishte në nderin e tyre që të mundeshin, të paktën me një rezultat sa më të ngushtë.
Kështu më 16 korrik të viti 1950,në stadiumin “Marakana” të ndërtuar enkas për këtë botëror,mbi shpatullat e të cilit u ulën atë ditë rreth 200 mijë shikues,shifër që nuk arriti të thyhej asnjë herë tjetër,Brazili u “kacafyt”me Uruguain.
Nuk mund të merret me mend se ç’ndodhi në minutën e 47, kur Friaka shënoi golin e parë për brazilianët. Hare deri në çmenduri. Pritej që pas këtij goli në portën kundërshtare do të niste një “goleadë”. Por uruguaianët nuk e humbën toruan. Në minutën e 60-të, pas një topi të saktë të Gixhës,barazoi Skiafino.
Hareja në “Marakana” zuri të platitej. Kishte arritur një cast i ankthshëm. Por, për një grimë, se shpejt shkallët nisën sërishmi të gumëzhinin. Mirëpo, sikur brazilianët të kishin qenë më të më gjakftohtë e të kishin marrë masa ndaj kundërsulmeve, sidomos të Gixhës, Moranit dhe Skiafinos,ata pa vështirësi mund ta kishin mbyllur takimin në barazim. Por turmat mbi shkallët e stadiumit kerkonin fitore dhe vetëm fitore. Madje të bujshme .
Ndaj Ademiri me shokë filluan një ofensivë në shkallë të gjerë ndaj portës kundërshtare që mbrohej nga Moaspoli. Mirëpo, siç ndodh në të tilla raste,hullitë e mbrojtjes zunë të hapeshin gjithnjë e më shumë. Kështu në minutën e 69-të Mikuesi godet traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino fton Gixhan, i cili i kërrusur, si një kalë gërmuq i legjendave, pasi çarmatos mbrojtësin e majtë, Bigode, shënon.
Gjiganti “Marakana hesht, tkurret, akullohet. Futbollistët në fushë janë të çoroditur dhe porta uruguaiane u zhduket nga sytë. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në çaste halucinimi pandehin se futbollistët do të rreshtohen përsëri në fushë, për të filluar... pjesën e tretë. Por kur Zhyl Rimeja,presidenti i FIFA-s ,u dhuron kupën uruguaianëve, gjithçka bëhet e qartë.
Klithma brengosëse,infarkte, madje edhe vdekje ndodhin në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo,që kërkon të vrasë veten,.Por arrijmë ta shpëtojnë.
Brazili është në zi. Uruguai kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit herë deri tani.
FINALJA
Uruguai-Brazil 2-1
Uruguai: Maspoli, M.Gonzales, Tejera, Gambeta, Varela, Andrade, Gixha, Perez, Miguez, Skiafino, Moran
Brazili: Barbosa, Augusto,Juvenal. Bauer, Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir, Zahir, Kiko
REZULTATET
Grupi I
Brazil-Meksikë 4-0
Jugosllavi-Zvicër 3-0
Brazili Zvicra 2-2
Brazil-Jugosllavi 2-0
Zvicër-Meksikë 2-1
Grupi II
Spanjë-SHBA 3-1
Angli-Kili 2-0
Spanjë-Kili 2-0
SHBA-Angli 1-0
Spanjë-Angli 1-0
Kili –SHBA 5-2
Grupi III
Suedi-Itali 3-2
Suedia-Paraguai 2-2
Itali-Paraguai 2-0
Grupi IV
Uruguai-Bolivi 8-0
Grupi final
Brazili-Suedi 7-1
Uruguai-Spanjë 2-2
Brazil-Spanjë 6-1
Uruguai-Suedi 3-2
Suedi-Spanjë 3-1
Uruguai-Brazil 2-1
Renditja
Uruguai 5 pikë, Brazili 4 pikë, Suedia 2 pikë, Spanja 1pikë.
Golashënuesi mi i mirë: Ademir,(Brazil),9 gola.
Nga galeria e yjeve:
Skiafino (Uruguai), Ademir (Brazil), Metjus (Angli), Skoglund (Suedi), Gixha (Uruguai)
Një kuriozitet:
Kur me Anton Mazrekun bisedonim një dite vere të vitit 1962,disa ditë para se të fillonte botërori kilian,për të cilin do të flas në vazhdim të këtij cikli,natyrisht për temën tonë më të parapëlqyer,futbollin, prej tij mësova se nuk ishin Lojërat Olimpike të zhvilluara më 1948 në Londër dhe Botërori i vitit 1950 në Uruguai veprimtaritë e para ndërkombëtare në rruzullin tokësor,pas Luftës së Dytë Boterore. Përkundrazi, e para veprimtari sportive pa kësaj lufte ishte Ballkaniada e zhvilluar në Tiranë më 1946 që përfshinte dy sporte,atletikën dhe futbollin,dhe ku në këtë të fundit Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit.
21 Maj 2010