E Shtunë, 31 Tetor 2026

“What s Up”, flisni 2000 minuta, dërgoni 2000 SMS dhe lundroni në internet



“What’s Up” ofron më shumë mundësi komunikimi duke bërë të mundur gjithçka. Tani të gjithë ata që janë pjesë e grupit “What’s Up” kanë mundësinë të flasin më shumë, të dërgojnë më shumë SMS dhe të kalojnë më shumë kohë në internet. Oferta e re mundëson për të gjithë pjesëtarët e grupit, 2000 minuta kohë bisede, 2000 SMS, 100 MB internet falas, si dhe “Zlango” pa kufij kundrejt të gjithë numrave “What’s Up”. Oferta mund të aktivizohet menjëherë dhe mjaft thjesht nëpërmjet dy mënyrave: “AMC Easy” ose duke dërguar një SMS në numrin 55412 me tekst “2000”. Abonentët mund të përfitojnë deri në dy herë në muaj këtë ofertë. E gjithë oferta, 2000 minuta kohë bisede, 2000 SMS, 100 MB dhe mesazhe “Zlango” pa limit, kushton vetëm 700 lekë (me TVSH), duke siguruar kështu komunikim të plotë nga celulari, me të gjitha mënyrat e dëshiruara. Për grupin “What’s Up” vazhdon edhe oferta ekzistuese “What’s Up 2000 minuta”, ku për 500 lekë (me TVSH) përfitohen 2000 minuta kohë bisede. Oferta ekzistuese aktivizohet nëpërmjet menysë “AMC Easy” ose duke dërguar SMS me tekst “2000” në numrin 15152. “What's Up” është komuniteti më i madh rinor dhe AMC u ofron një larmi mundësish për të komunikuar dhe për të mbajtur lidhjet me miqtë e tyre.

21 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›