Shfrytëzimi i minierave, përfiton nga të ardhurat edhe pushteti vendor
Qeveria ka vendosur të ndajë me bashkitë dhe komunat të ardhurat e veta nga taksa e rentës minerare, si dhe ka propozuar ndryshime në nivelin e rentës me efekt të përgjithshëm rritjen e ngarkesës fiskale për shfrytëzuesit e mineraleve të nëntokës shqiptare. Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për taksat kombëtare” po diskutohen aktualisht në Parlament. Renta minerare paguhet nga kompanitë që kanë licenca për shfrytëzimin e pasurive të nëntokës, qofshin këto minerale apo gurë për industrinë e ndërtimit, si dhe kompanitë e shfrytëzimit të naftës e gazit. Aktualisht, kompanitë paguajnë si taksë 4-10 për qind të të ardhurave të veta. Ndryshimi më i rëndësishëm është plani për të transferuar 25 për qind të të ardhurave nga kjo taksë për llogari të bashkisë apo komunës ku gjendet burimi minerar i shfrytëzuar.
21 Maj 2010