E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekim Kastrati akuzon: Trajneri më keqtrajtoi

Bundesliga III

Pas largimit të tij nga skuadra e Bundesliga III, ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Bekim Kastrati, lëshoi akuza serioze ndaj trajnerit Matias Mauksh. "Trajneri Mauksh më ka keqtrajtuar, tha 30-vjeçari në një intervistë për “Sächsische Zeitung’. Që nga fillimi më dha përshtypjen se ai nuk do të jetë në skuadër. Mënyra se si ai u mor me mua, nuk ishte e drejtë”. Shqiptari ishte transferuar në verën e vitit 2009 për te verdhezinjtë gjermanë, por nuk e kishte menduar se do të luante vetëm 8 ndeshje si zëvendësues. Të dy palët ranë dakord për zgjidhjen e kontratës, që përfundonte në fund të sezonit. Ndërsa Kastrati luan në Regionalliga me Bonner SC. Gjithsesi, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur tashmë rastin të shfryhet kundër ish-trajnerit dhe ish-skuadrës ku ai kaloi një periudhë të vështirë të karrierës së tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›