E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria tani e 97-a

Klasifikimi

Shqipëria vazhdon rënien në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimin e përmuajshëm të publikuar nga Federata Botërore, përfaqësuesja kuqezi ka zbritur një vend më poshtë: për muajin janar, skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe ndodhet e 97-ta. Në fakt, ndryshimet në renditje lidhen me Kupën e Afrikës, që ishte aktiviteti i vetëm ndërkombëtar i luajtur në këtë fillim të vitit 2010. Ndikim të drejtpërdrejtë te Kombëtarja jonë kanë pasur rezultatet e arritura në këtë aktivitet nga Malaui (+17 vende) dhe Angola (+7). Përfituesi më i madh ka qenë pa dyshim Egjipti, që u shpall fitues për të tretën herë i Kupës së Afrikës: faraonët u ngjitën me 14 vende dhe tashmë janë të 10-t. Ndërkohë, mes kryesueseve asgjë nuk ka ndryshuar: Spanja vazhdon të kryesojë përpara Brazilit dhe Holandës, ndërsa më pas vijnë Italia, Portugalia, Gjermania, Franca, Argjentina e Anglia.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›