Bekim Kastrati nis stërvitjet
• Sulmuesi shqiptar i Fortuna Dyseldorfit, Bekim Kastrati, ka rifilluar stërvitjet pas operimit të testikujve pesë javë më parë, dëmtim të cilin e pësoi në miqësoren kundër Bajernit të Mynihut. Pas këtij dëmtimi serioz, sipas mjekëve, Kastrati ka nisur vrapimet e lehta nën përkujdesjen e fizioterapistit Bernd Restle. “Ndihem mirë dhe tani më duhet vetëm të shtyp “pedalin e gazit” për t’u rikthyer sa më shpejt në formë, ka deklaruar sulmuesi Kastrati, për të përditshmen gjermane “Bild”. Ndoshta më duhet edhe pak kohë, në mënyrë që të forcohem fizikisht, por e rëndësishme është që arrita të kthehem”, ka thënë sulmuesi.