E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kalonin testin,stafi i Bërnelit në delir

• Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës angleze Bërnlei, Besart Bersisha, ka kaluar testin kryesor para kthimit në fushën e blertë.Ai ka arritur të përfundojë gjysmëmaratonën e Blëkpulit, të mbajtur të dielën dhe kjo është vlerësuar shumë nga stafi i skuadrës. Ai ka përfunduar i 392-i në këtë garë me kohë 1:41:34, por kjo nuk është shumë e rëndësishme sipas klubit, se sa është forca për të përballuar gjithë vrapimin pa ndonjë problem. “Maratona na siguroi se Berisha mund të vrapojë gjithë ditën. Tani na mbetet të punojmë në aspekte të tjera”, ka deklaruar trajneri i Bërnleit, Ouen Koile për median angleze, të martën. Berisha gjatë tërë kohës së vrapimit ishte nën vëzhgimin e stafit mjekësor të skuadrës. Trajneri i skuadrës ka shpresa të mëdha që Berisha do të kthehet para përfundimit të këtij edicioni në skuadrën e Bërnleit. “Nëse Besarti do të jetë i gatshëm para së të përfundojë edicioni, mund të them se do të jetë një plus shumë i madh për të, pasi do të dalë në pah puna e tij e madhe që ka bërë këtu në skuadër”, ka thënë tekniku. Berisha në këtë skuadër u transferua verën e kaluar nga Hamburgu, por nuk arriti të luante asnjë ndeshje në kampionat, pasi u dëmtua në ndeshjen miqësore me Kombëtaren shqiptare në gusht të vitit të kaluar kundër Maltës ku këputi ligamentet. Me Bërnlein ka kontratë deri më 2010-n. Ndërkohë, mesfushori shqiptar bashkë me tre futbollistë të tjerë të skuadrës së Bërnleit kanë vendosur që të mbledhin fonde bamirësie për të ndihmuar disa të sëmurë të prekur nga SIDA, të cilët jetojnë në provincën e Lankashajerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›