E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goleadë shqiptare në K’lautern

• E kishte paralajmëruar menaxheri i tij, Rudi Vata. Njazi Kuqi nuk mbahet më.Pas golit të parë kundër St.Paulit, kosovari me pasaportë finlandeze shënoi edhe një tjetër në fitoren e Tus Koblenz 3-2 në transfertë kundër Kaiserslautern. Për ta bërë edhe më të bukur triumfin shqiptar, autori i dy golave të tjerë për Koblenz ishte shqiptari nga Mali i Zi, Ardian Gjokaj, i cili vulosi fitoren e Tus Koblenzit në këtë ndeshje. Mesfushori Fatmir Vata nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të plotësimit të pesë kartonëve të verdhë. Këta ishin golat e parë për dy shqiptarët gjatë këtij sezoni. Në skuadrën e Koblenzit luante edhe Artim Pollozhani, që tani është transferuar në formë huazimi te Dinamo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›