E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot përcaktohen çiftet çerekfinaliste

• Do të luhen sot ndeshjet e kthimit të turit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen edhe çiftet çerekfinaliste.Ndër ndeshjet më të spikatur është ajo midis Elbasanit dhe Shkumbinit, që ka ngjallur edhe një interesim të madh për tifozerinë verdheblu. Nisur dhe nga ultimatumi i presidentit Laze, për skuadrën pritet të jetë një ndeshje vendimtare për këtë sezon. Duke parë dhe tensionin e krijuar në ndeshjen e fundit midis këtyre dy skuadrave, komisariati i policisë ka marrë masa që kjo ndeshje të shkojë sa më mirë dhe të kalojë në normalitet. Burime pranë komisariatit të Elbasanit bëjnë të ditur që do jenë rreth 200 forca policore nesër të pranishëm në stadiumin Ruzhdi Bizhuta. Hyrja në stadium do të jetë e lirë. Tirana do të presë Laçin, pasi ka barazuar takimin e parë, ndërsa Partizani përballet me Skënderbeun, që e ka mundur 1-0 në Korçë. Dinamo pritet të bëjë formalitetin me Apoloninë, ashtu si edhe Vllaznia me Besëlidhjen, Besa me Luftëtarin apo edhe Teuta me Turbinën.  Turi i 1/8Tirana – Laçi     (1-1) Partizani – Skënderbeu (0-1) Kastrioti - Flamurtari     (1-1) Vllaznia – Besëlidhja     (1-0) Dinamo - Apolonia     (1-0) Elbasani - Shkumbini     (0-2) Besa – Luftëtari     (1-1) Teuta - Turbina     (0-0)* Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›