E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Paloka

22-03-2012 / Gazeta 55

Berisha: Humbja e Profesor Palokës, boshllëk për shkencën

Miq, të afër, kolegë kanë zhvilluar sot homazhe për nder të akademikut dhe ish-deputetit Alfred Paloka i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë. Homazhet kanë zhvilluar sot në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë edhe kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se ndarja nga jeta të Alfred Palokës lë një pikëllim të thellë tek familja por edhe një boshllëk të madh për botën shkencore.
“Alfred Paloka u nda nga jeta duke lënë një pikëllim të thellë tek familja, tek miqtë e tij, tek të gjithë ata që e kanë njohur, tek nxënësit e panumërt që u ka dhënë mësim, tek kolegët me të cilët kanë ndarë në dekada veprimtarinë universitare. Profesor Alfred Paloka lë një boshllëk të madh për botën shkencore shqiptare, botën akademike të vendit. Ata që e kanë njohur do të ruajnë në memorien e tyre kujtimet më të mira të një qytetari shembullor, studiuesi serioz dhe të përkushtuar, por edhe të një politikani të urtë, të mençur dhe të moderuar”- ka theksuar Berisha.
Akademiku Alfred Paloka ndërroi jetë ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti1992 deri në vitin 1996. Për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektro-energjetikës. Për 23 vjet rresht, ai ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinjerisë në Universiteti Politeknik, ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, si dhe titullin Docent.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›