Belgjika firmos ekstradimin e "superkillerit" të Shkodrës
Ministri i Drejtësisë i Bel
gjikës ka miratuar ek
stradimin e të
shumëkërkuarit Behar Bajri. Interpol-
Tirana është njoftuar dje se nga
ana e ministrit të Drejtësisë së Belgjikës
është firmosur ekstradimi i
të shumëkërkuarit Behar Bajri, 28
vjeç, lindur në Shkodër. Sipas argumentimit
të palës belge, materialet
e dërguara nga Interpol-Tirana
në ngarkim të 28-vjeçarit shqiptar
kanë qenë të sakta dhe për këtë arsye
është firmosur ekstradimi i tij.
Ai pritet që së shpejti të ekstradohet
në Tiranë, ndërkohë që prej kohësh
kërkohet për disa vrasje, ndër të
cilat edhe ekzekutimi i një polici.
Arrestimi i tij është bërë më
datën 17 dhjetor 2007, pas një ndjekjeje
sistematike të strukturave të
Policisë së Shtetit. Behar Bajri është
i njohur si kontingjent kriminal
për shkak të kryerjes së disa krimeve
të rënda në qytetin e Shkodrës,
ndër të cilat edhe vrasja e
punonjësit të policisë, Petrit Demir.
Për këtë krim, pas arrestimit të tij,
është dënuar me vetëm dy vjet
burg. Gjithashtu, ai është dënuar
me nëntë vjet heqje lirie dhe 2 milionë
lekë gjobë nga Gjykata e Apelit
për Krime të Rënda Tiranë për kryerjen
e veprës penale të "shtrëngimit
me anë të kanosjes ose dhunës
për dhënien e pasurisë". Por, jo
vetëm kaq, ai është edhe autor i
dyshuar për disa vrasje të kryera në
Shkodër. Ndërkohë, burimet policore
shpjegojnë se në të shkuarën
është arrestuar disa herë nga
strukturat e posaçme për armëmbajtje
pa leje. Sipas të dhënave, arrestimi
i Bajrit është bërë në lokalitetin
Gent të Belgjikës, ku përdorte
gjeneralitete false me emrin Mitko
Kamenov, 30 vjeç.
Më datë 28 janar të vitit 2000,
në fshatin Dobraç, ka vrarë me
armë zjarri Petrit Demirin, punonjës
i Policisë Rrugore në Komisariatin
e Policisë Shkodër. Për këtë
vepër penale, Gjykata e Shkallës së
Parë Shkodër e ka dënuar vetëm
me dy vjet burg. Por, tashmë pritet
që të rihapet dosja e tij dhe të hetohet
mënyra e dhënies së dënimit.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit për
Krime të Rënda, me vendim të
datës 27 shkurt 2007, e ka dënuar
me 9 vjet heqje lirie dhe dy milionë
lekë gjobë për kryerjen e veprës
penale të shtrëngimit me anë të
kanosjes ose dhunës për dhënien
e pasurisë. Ngjarja për të cilën Behar
Bajri është deklaruar fajtor ka
ndodhur më datën 12 shtator të
vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku
ky person, përmes gjobëvënies, ka
kërkuar që të përfitojë pa të drejtë
shumën prej 5 milionë lekësh të
reja nga një banor i qytetit të Shkodrës.
Këtë vepër penale, Behar Bajri,
i njohur edhe me mbiemrin
Rustemi, e ka kryer në bashkëpunim
me kushëririn e tij, Sead
Rustemi.
Gjithashtu, më datë 18 gusht të
vitit 2006, i shumëkërkuari është
akuzuar për përdhunimin e dy vajzave
të mitura, krim të cilin e ka
kryer në bashkëpunim me një
tjetër shtetas. Për këtë ngjarje,
Gjykata e Shkodrës kishte caktuar
masën e sigurisë "arrest me burg"
nën akuzën e "heqjes së paligjshme
të lirisë në bashkëpunim", "marrëdhënie
seksuale me dhunë me të
mitura të moshës 14-18 vjeç".
Ndërkohë, ndaj tij, janë ngritur
edhe një sërë dyshimesh të tjera
për vrasje dhe krime të rënda. Për
akuzat e pagjykuara, materialet
ndodhen në Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Shkodër. Përveç dënimit
penal që ai ka marrë dhe që do të
kryejë, nga policia po punohet intensivisht
për të faktuar ngjarjet e
mësipërme.
gjikës ka miratuar ek
stradimin e të
shumëkërkuarit Behar Bajri. Interpol-
Tirana është njoftuar dje se nga
ana e ministrit të Drejtësisë së Belgjikës
është firmosur ekstradimi i
të shumëkërkuarit Behar Bajri, 28
vjeç, lindur në Shkodër. Sipas argumentimit
të palës belge, materialet
e dërguara nga Interpol-Tirana
në ngarkim të 28-vjeçarit shqiptar
kanë qenë të sakta dhe për këtë arsye
është firmosur ekstradimi i tij.
Ai pritet që së shpejti të ekstradohet
në Tiranë, ndërkohë që prej kohësh
kërkohet për disa vrasje, ndër të
cilat edhe ekzekutimi i një polici.
Arrestimi i tij është bërë më
datën 17 dhjetor 2007, pas një ndjekjeje
sistematike të strukturave të
Policisë së Shtetit. Behar Bajri është
i njohur si kontingjent kriminal
për shkak të kryerjes së disa krimeve
të rënda në qytetin e Shkodrës,
ndër të cilat edhe vrasja e
punonjësit të policisë, Petrit Demir.
Për këtë krim, pas arrestimit të tij,
është dënuar me vetëm dy vjet
burg. Gjithashtu, ai është dënuar
me nëntë vjet heqje lirie dhe 2 milionë
lekë gjobë nga Gjykata e Apelit
për Krime të Rënda Tiranë për kryerjen
e veprës penale të "shtrëngimit
me anë të kanosjes ose dhunës
për dhënien e pasurisë". Por, jo
vetëm kaq, ai është edhe autor i
dyshuar për disa vrasje të kryera në
Shkodër. Ndërkohë, burimet policore
shpjegojnë se në të shkuarën
është arrestuar disa herë nga
strukturat e posaçme për armëmbajtje
pa leje. Sipas të dhënave, arrestimi
i Bajrit është bërë në lokalitetin
Gent të Belgjikës, ku përdorte
gjeneralitete false me emrin Mitko
Kamenov, 30 vjeç.
Më datë 28 janar të vitit 2000,
në fshatin Dobraç, ka vrarë me
armë zjarri Petrit Demirin, punonjës
i Policisë Rrugore në Komisariatin
e Policisë Shkodër. Për këtë
vepër penale, Gjykata e Shkallës së
Parë Shkodër e ka dënuar vetëm
me dy vjet burg. Por, tashmë pritet
që të rihapet dosja e tij dhe të hetohet
mënyra e dhënies së dënimit.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit për
Krime të Rënda, me vendim të
datës 27 shkurt 2007, e ka dënuar
me 9 vjet heqje lirie dhe dy milionë
lekë gjobë për kryerjen e veprës
penale të shtrëngimit me anë të
kanosjes ose dhunës për dhënien
e pasurisë. Ngjarja për të cilën Behar
Bajri është deklaruar fajtor ka
ndodhur më datën 12 shtator të
vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku
ky person, përmes gjobëvënies, ka
kërkuar që të përfitojë pa të drejtë
shumën prej 5 milionë lekësh të
reja nga një banor i qytetit të Shkodrës.
Këtë vepër penale, Behar Bajri,
i njohur edhe me mbiemrin
Rustemi, e ka kryer në bashkëpunim
me kushëririn e tij, Sead
Rustemi.
Gjithashtu, më datë 18 gusht të
vitit 2006, i shumëkërkuari është
akuzuar për përdhunimin e dy vajzave
të mitura, krim të cilin e ka
kryer në bashkëpunim me një
tjetër shtetas. Për këtë ngjarje,
Gjykata e Shkodrës kishte caktuar
masën e sigurisë "arrest me burg"
nën akuzën e "heqjes së paligjshme
të lirisë në bashkëpunim", "marrëdhënie
seksuale me dhunë me të
mitura të moshës 14-18 vjeç".
Ndërkohë, ndaj tij, janë ngritur
edhe një sërë dyshimesh të tjera
për vrasje dhe krime të rënda. Për
akuzat e pagjykuara, materialet
ndodhen në Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Shkodër. Përveç dënimit
penal që ai ka marrë dhe që do të
kryejë, nga policia po punohet intensivisht
për të faktuar ngjarjet e
mësipërme.